RUSI – Lavrov planifikon të takohet me Rubio në kuadër të samitit të OKB-së
MOSKË, 22 shtator /ATSH-DPA/- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov planifikon të takohet me homologun e tij amerikan, Marco Rubio në kuadër të Samitit të OKB-së në Nju Jork, raportoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, duke cituar një zëdhënës të Ministrisë së Jashtme ruse në Moskë.
Zëdhënësi tha se bisedimet dypalëshe janë planifikuar të mërkurën, por nuk dha detaje të tjera.
Marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA-së mbeten të tensionuara, edhe pse presidenti amerikan Donald Trump ka folur për marrëdhëniet e tij të mira me presidentin rus Vladimir Putin.
Lavrov dhe Rubio zhvilluan bisedimet e tyre të fundit në korrik, gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të vendeve të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), në Manila.
Qeveria ruse i kishte kushtuar shumë rëndësi këtij takimi, por ai zgjati vetëm 35 minuta dhe nuk solli ndonjë afrim mes dy vendeve, për çështjen kryesore të mosmarrëveshjes, luftën e Rusisë kundër Ukrainës. /



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.