Bota

Erdogan sfidon Trumpin: Nuk i marr leje askujt për të blerë raketa ruse

“Ankaraja nuk ka nevojë për leje nga askush për të blerë sistemet raketore S-400, të Rusisë”.

Kështu ka deklaruar sot presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duke i hedhur benzinë zjarri të “betejës” personale me Donald Trump, disa ditë pasi SHBA paralajmëroi vendin kundër blerjes së sistemit të mbrojtes ajrore.

“Ne kemi bërë marrëveshje për S-400 me Rusinë. Dikush është ofenduar nga kjo, por ne nuk kemi nevojë për leje nga askush”, tha prerazi lideri turk në Forumin e Biznesit Turqi-Kirgistan në kryeqytetin Bishkek të shtunën.

Të martën, sekretari i mbrojtjes i SHBA James Mattis paralajmëroi Turqinë, një shtet sovran dhe anëtar të NATO-s, kundër blerjes së sistemeve.

“Turqia kishte një zgjedhje për të bërë, një vendim sovran për të bërë. Por në mënyrë të qartë Turqia duke sjellë një sistem anti-raketor rus në një vend të NATO-s, bën që ne të mos e integrojmë atë në NATO”, tha Mattis.

“Po, kjo na shqetëson dhe ne nuk e rekomandojmë këtë”, theksoi ai, duke pranuar për të parën herë indirekt se nuk është vërtetë çështja e pastorit Andrew Brunson, ajo që ka ndezur shkëndijat e një “lufte” të ashpër mes SHBA dhe Turqisë.

Ankaraja dhe Uashingtoni prej kohësh nuk bien dakord lidhur me vendimin e Turqisë për të blerë sistemet raketore S-400 të Rusisë, pasi SHBA dhe NATO nuk e miratojnë vendimin e Erdogan, që sipas tyre i hap rrugë ekspansionit rus.

Por nga ana tjetër, qeveria e Erdoganit për të ngrohur marrëdhëniet është gjithashtu e vendosur të shtyjë përpara me blerjen e avionëve amerikanë F-35, procedurë të cilën ligjvënësit amerikanë po përpiqen ta bllokojnë për shkak të marrëveshjes S-400 të Ankarasë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button