☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,704 ▲0.58%
DOW 52,066 ▲0.12%
NASDAQ 26,458 ▲1.22%
NAFTA 99.11 ▲0.09%
ARI 4,167 ▼0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $81,946 ▲ +1.01% ETH $2,396 ▲ +1.31% XRP $1.2999 ▲ +2.06% SOL $103.9200 ▲ +1.65%
S&P 500 7,704 ▲0.58 % DOW 52,066 ▲0.12 % NASDAQ 26,458 ▲1.22 % NAFTA 99.11 ▲0.09 % ARI 4,167 ▼0.33 % S&P 500 7,704 ▲0.58 % DOW 52,066 ▲0.12 % NASDAQ 26,458 ▲1.22 % NAFTA 99.11 ▲0.09 % ARI 4,167 ▼0.33 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Bota

Erdogan: Turqia ka qëndruar larg konflikteve rajonale, nuk biem pre e provokimeve

ANKARA, 19 tetor /AA/ ATSH/ – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se vendi i tij ka arritur të qëndrojë jashtë konflikteve rajonale, pavarësisht përshkallëzimit të tensioneve dhe krizave në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

Duke folur në një takim në Kompleksin Presidencial në Ankara, me rastin e Ditës së Mukhtarëve, përfaqësuesve të zgjedhur të lagjeve dhe fshatrave, Erdogan vlerësoi qasjen e kujdesshme dhe të matur të qeverisë së tij përballë zhvillimeve të sigurisë në rajon.

“E kemi mbajtur vendin tonë larg konflikteve përreth nesh. Nuk u jemi nënshtruar provokimeve. Nuk kemi rënë në kurthe dhe nuk kemi lejuar të tërhiqemi në provokime”, u shpreh Erdogan.

Ai theksoi se Turqia i ka përballuar këto procese të vështira me inteligjencë, durim dhe gjykim të shëndoshë, duke nënvizuar se qeveria po punon vazhdimisht për të mbrojtur vendin nga pasojat e krizave që e rrethojnë.

Duke iu referuar situatës së sigurisë në rajon, Erdogan përmendi luftën Rusi-Ukrainë, sulmet izraelite ndaj palestinezëve, tensionet në Iran dhe përshkallëzimin e situatës në Jemen. Sipas tij, zhvillimet në këto vende dhe zonat përreth po shtojnë pasigurinë dhe rrezikun e përhapjes së konflikteve.

Presidenti turk u ndal edhe te sulmet e rebelëve Huthi në Jemen ndaj Arabisë Saudite, të cilën e cilësoi si një vend mik dhe vëllazëror për Turqinë. Ai përmendi gjithashtu sulmin ndaj një aeroporti në Riad, ku, sipas deklaratave të tij, pati viktima dhe qindra të plagosur.

Sa i përket Libanit, Erdogan tha se situata mbetet shqetësuese, ndërsa akuzoi Izraelin se po përpiqet të destabilizojë Sirinë, pavarësisht zhvillimeve që ai i cilësoi pozitive në këtë vend.

“Siç e them shpesh, jemi të rrethuar nga një unazë zjarri. Pikërisht kjo është situata me të cilën përballemi”, deklaroi Erdogan, duke nënvizuar se autoritetet turke po punojnë ditë e natë për të mbrojtur vendin nga pasojat e krizave rajonale.

Ai përsëriti angazhimin e qeverisë së tij për të mos lejuar përfshirjen e Turqisë në konfliktet e vendeve fqinje, duke e paraqitur politikën e kujdesshme dhe të matur si një faktor kyç për përballimin e paqëndrueshmërisë në rritje.

Deklaratat e presidentit turk vijnë në një periudhë tensionesh të shumta në Lindjen e Mesme, ku konfliktet dhe përplasjet në disa fronte kanë shtuar shqetësimet për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.