Ekonomia

ERE publikon për konsultim rregulloren e re për kontrollin e matësve të energjisë

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) publikon për konsultim rregulloren e re për kontrollin e matësave të energjisë elektrike.

ERE ka nxjerrë për konsultim kontratën “tip” për verifikimin e matësve të energjisë elektrike dhe vulosjen e tyre. Sipas rregullave të reja verifikimi periodik i matëseve elektrik do të kryhet nga subjekte të pavarura të autorizuara ose të akredituara nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë.

Kjo kontratë do të përdoret nga operatorët e rrjetit për të siguruar dhe rregulluar marrëdhëniet ndërmjet palëve për realizimin e shërbimit të verifikimi të matësave elektrik kur futen për herë të parë në treg, verifikimit të matësave elektrik me kërkesë të operatorit të rrjetit, verifikimit të matësave elektrik me kërkesë të klientit e bërë në formë ankese, verifikimin periodik të matësave elektrik sipas afateve kohore të përcaktuara në Kodin e Matjes, vulosjen e matësave elektrik, si dhe bashkëvulosjen e morseterisë së matësit elektrik.

Ndër kërkesat për saktësinë e matësve, rregullorja përcakton që operatori i rrjetit nuk ka të drejtë të testoi matësa apo të instaloi matësa të testuar duke përdorur laborator në pronësi të tij. Verifikimi fillestar dhe periodik në kushte laboratori apo në terren do të kryet vetëm nga subjektet e autorizuara ose të akredituara sipas legjislacionit në fuqi. Po ashtu, subjektet e autorizuara për verifikimin e sistemit të matjes së energjisë elektrike duhet të përdorin vetëm matësa standard referues etalon ose/dhe instrumenta portativë testimi të pajisur me çertifikatë kalibrimi të lëshuar nga laboratorë të akredituar me EN ISO/IEC 17025.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button