☁️
Tiranë 17°C · Vranët 26 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▼2.33%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
₿ CRYPTO
BTC $84,014 ▲ +0.03% ETH $2,691 ▲ +0.57% XRP $1.5522 ▲ +1.03% SOL $120.6200 ▲ +3.63%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
26 Sht 2026
Breaking
Politika

Eric Wendt nis sot detyrën si ambasador i SHBA në Shqipëri, pritet t’i dorëzojë letrat kredenciale Begajt

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, nis këtë të shtunë zyrtarisht misionin e tij diplomatik në vendin tonë.

Wendt do të pritet në orën 11:00 nga Presidenti Bajram Begaj, të cilit do t’i dorëzojë letrat kredenciale. Pas ceremonisë, ambasadori amerikan dhe Presidenti Begaj do të zhvillojnë një takim kokë më kokë.

Eric Wendt pason në këtë detyrë Yuri Kim, e cila u largua nga posti në qershor të vitit 2023. Që prej largimit të saj, misioni diplomatik amerikan në Tiranë është drejtuar nga Nancy VanHorn, në cilësinë e të ngarkuarës me punë.

Wendt u konfirmua nga Senati amerikan si ambasador i SHBA-së në Shqipëri me 50 vota pro dhe 44 kundër. Gjatë dëshmisë së tij para komisionit, Wendt deklaroi se një prej prioriteteve të mandatit të tij do të jetë forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Ai ka theksuar se do të fokusohet veçanërisht në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, si dhe në forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Ambasadori i ri amerikan ka vlerësuar gjithashtu rolin e Shqipërisë si aleate e NATO-s dhe ka shprehur mbështetje për rritjen e investimeve amerikane në sektorë strategjikë të ekonomisë shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.