Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 12 June 2026
S&P 500 7,394 ▲1.75%
DOW 50,849 ▲1.86%
NASDAQ 25,810 ▲2.54%
NAFTA 84.41 ▼3.76%
ARI 4,237 ▲2.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
₿ CRYPTO
BTC $63,648 ▲ +1.18% ETH $1,674 ▲ +0.95% XRP $1.1434 ▲ +2.08% SOL $66.7900 ▲ +1.97%
S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 84.41 ▼3.76 % ARI 4,237 ▲2.98 % S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 84.41 ▼3.76 % ARI 4,237 ▲2.98 %
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
12 Jun 2026
Breaking
Politika

Erion Veliaj kërkon transmetim live të seancave gjyqësore në Gjykatën Administrative

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka paraqitur një kërkesë zyrtare pranë Gjykatës Administrative për transmetimin live të seancave gjyqësore.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka paraqitur një kërkesë zyrtare pranë Gjykatës Administrative për transmetimin live të seancave gjyqësore.

Në kërkesë, Veliaj argumenton se parimi i transparencës së gjykimit duhet të garantohet në mënyrë reale dhe efektive, përmes lejimit të transmetimit të drejtpërdrejtë të seancave për publikun.

Sipas tij, kufizimi aktual në ndjekjen fizike të seancave nuk përmbush standardin e transparencës që kërkon ligji.

“Sistemi ynë juridik e njeh dhe e aplikon tashmë transmetimin e drejtpërdrejtë të seancave gjyqësore në rastet kur ato janë publike. Në veçanti, në Gjykatën Kushtetuese, seancat që nuk zhvillohen me dyer të mbyllura transmetohen live për publikun, si një mjet për të garantuar transparencë reale dhe akses të drejtpërdrejtë të qytetarëve në procesin gjyqësor. Kjo praktikë tregon se transmetimi nuk cenon zhvillimin normal të gjykimit, por përbën një instrument të ligjshëm dhe të përshtatshëm për realizimin efektiv të publicitetit. Në këto kushte, lejimi i transmetimit të drejtpërdrejtë, qoftë përmes një kamere të vetme të mediave, qoftë përmes një sinjali institucional të kontrolluar nga vetëGjykata, përbën mjetin e vetëm efektiv për të garantuar që publiciteti i gjykimit të mos mbetet formal, por të realizohet në mënyrë të plotë dhe reale. Për këto arsye, kërkoj nga Gjykata që të lejojë transmetimin live të seancës gjyqësore, në përputhje me nenin 20 të ligjit nr. 49/2012 dhe me interesin e lartë publik që kjo çështje përfaqëson. Lejimi i transmetimit të drejtpërdrejtë nuk është çështje zgjedhjeje, por detyrim për Gjykatën, për të siguruar që publiciteti i gjykimit të realizohet në mënyrë efektive dhe jo vetëm formale”, thuhet në kërkesën e Veliajt.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.