☁️
Tiranë 16°C · Vranët 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,635 ▲1.51%
DOW 52,395 ▲0.31%
NASDAQ 25,612 ▲2.18%
NAFTA 86.85 ▲0.94%
ARI 4,011 ▼0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $74,577 ▲ +2.27% ETH $2,093 ▲ +3.66% XRP $1.0720 ▲ +1.91% SOL $85.5400 ▲ +4.33%
S&P 500 7,635 ▲1.51 % DOW 52,395 ▲0.31 % NASDAQ 25,612 ▲2.18 % NAFTA 86.85 ▲0.94 % ARI 4,011 ▼0.47 % S&P 500 7,635 ▲1.51 % DOW 52,395 ▲0.31 % NASDAQ 25,612 ▲2.18 % NAFTA 86.85 ▲0.94 % ARI 4,011 ▼0.47 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Opinion

Erion Veliaj, kundërshtar i pushtetit, por i burgosur i shtetit

Nga Mero Baze

Socialistët duhet të ndajnë sjelljen e tyre politike ndaj kundërshtarit politik Erion Veliaj nga detyrimet shtetërore ndaj të burgosurit Erion Veliaj, i cili ka probleme shëndetësore dhe familjare.

Erion Veliaj është tanimë një kundërshtar politik i kryeministrit Edi Rama dhe, nga ana tjetër, një i burgosur në kushte diskriminuese, që duhen trajtuar në mënyrë njerëzore.

Si kritik i kryeministrit, ai nuk flet me kode apo me simbolika, si të mllefosurit e tjerë brenda partisë, por me deklarata të qarta dhe kërkesa zyrtare, si opozitar i pushtetit të tij.

Brenda dy ditësh ka bërë dy kërkesa: një për të marrë pjesë në Asamblenë e Partisë Socialiste, çka në fakt është një kërkesë që i duhet drejtuar SPAK-ut që ta lërë të lirë të shkojë, dhe një kërkesë për hetim parlamentar lidhur me vizitën në qeli nga ministri Toni Gogu.

Tani socialistët duhet t’i ndajnë qëndrimet politike nga qëndrimet njerëzore ndaj tij.

Sa u përket qëndrimeve politike, ata janë të lirë të refuzojnë kërkesat e Veliajt për komisione hetimore apo kërkesat e adresuara gabimisht për ta nxjerrë nga burgu që të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë. Nëse do të ishte i lirë, nuk do të kishte nevojë të merrte leje, por lejen për të dalë nga burgu e jep SPAK-u, jo PS-ja.

Por, nga ana tjetër, pikërisht sepse Erion Veliaj është tanimë një kundërshtar politik i Edi Ramës dhe i pushtetit të Partisë Socialiste, duhet të dëgjohet si i burgosur për nevojat e tij urgjente.

Praktikisht, ai ka së paku dhjetë ditë që ankohet se këmba e tij e thyer është ngjitur keq dhe ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale urgjente, pasi rrezikon shëndetin e tij. Operacioni duhet të kryhet në një sallë kirurgjikale në Tiranë. Kjo kërkesë nuk është nga ato truket që bëjnë të burgosurit për të shkuar te spitali i burgut, pasi është një kërkesë për t’ia rithyer këmbën përmes ndërhyrjes së mjekut dhe për ta ngjitur atë siç duhet.

Duke qenë një kritik i ashpër i pushtetit të PS-së për çështje politike, për të cilat ai bën llogaritë e tij politike, këto kërkesa njerëzore për shëndetin e tij, që mund të rëndohet nga çasti në çast, duhet të plotësohen me përparësi dhe jo të injorohen, pasi më pas marrin ngarkesën e një hakmarrjeje politike.

Kjo hakmarrja e drejtoreshës së Burgjeve ndaj tij, për të avancuar në karrierë, nuk është në të njëjtën gjatësi vale me nevojën e pushtetit të Partisë Socialiste për t’u sjellë me Veliajn edhe si me një kundërshtar politik, të cilit mund të mos i plotësohen kërkesat politike, edhe si me një të burgosur me të drejta të pacenueshme.

Fakti që kërkesat e tij të vazhdueshme për kujdes shëndetësor të specializuar po injorohen, ndërkohë që kjo mund t’i shkaktojë probleme të rënda shëndetësore, bëhet edhe më i rëndë kur mbivendoset me betejat e tij politike.

Si politikan, socialistët mund të bëjnë çfarë të duan me Erion Veliajn, se kur hyn në luftë secili bën llogaritë e veta. Por, si i burgosur, Erion Veliaj është në duart e shtetit shqiptar dhe jo në duart e pushtetit, ndaj duhet të respektohet deri në fund. Madje edhe pak më shumë, pikërisht për shkak të veprimtarisë së tij politike.

Sjellja e tij urgjente në një spital në Tiranë dhe më pas transferimi në burgun e Durrësit, për të qenë pranë dy fëmijëve të tij të vegjël, është një kërkesë njerëzore që largon shijen e hidhur që lë sjellja politike ndaj tij si i burgosur, në raport me sjelljen ndaj tij si kundërshtar politik.

Me kundërshtarin politik Erion Veliaj dhe kërkesat e tij politike mund të sillen si të kenë dëshirë dhe si t’u bëhet më mirë. Por me të burgosurin Erion Veliaj duhet të sillen në mënyrën më njerëzore të mundshme, pasi, më shumë sesa Veliajt, i bëjnë nder vetes. Nëse e kanë ende këtë objektiv.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.