☁️
Tiranë 16°C · Vranët 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,636 ▲1.53%
DOW 52,412 ▲0.34%
NASDAQ 25,603 ▲2.14%
NAFTA 86.87 ▲0.96%
ARI 4,005 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $74,490 ▲ +1.63% ETH $2,091 ▲ +3.08% XRP $1.0685 ▲ +1.47% SOL $85.3500 ▲ +3.68%
S&P 500 7,636 ▲1.53 % DOW 52,412 ▲0.34 % NASDAQ 25,603 ▲2.14 % NAFTA 86.87 ▲0.96 % ARI 4,005 ▼0.64 % S&P 500 7,636 ▲1.53 % DOW 52,412 ▲0.34 % NASDAQ 25,603 ▲2.14 % NAFTA 86.87 ▲0.96 % ARI 4,005 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Opinion

Djegia e Tiranës, gjylja politike e fushatës së 9 majit!

Nga Ylli Pata

Roma, Perandoria më e madhe dhe e lavdishme e botës sot nuk ekziston më, por historia dhe trashëgimia e saj është e përjetshme.

Institucionet e saj janë referime për botën perëndimore, ndërsa ngjarjet kulmore të saj kanë ushqyer ndër vite shkrimtarët e artistët më të njohur të të gjitha kohërave. Deri në rënien e saj, Roma ka pasur shumë shtetarë, senator e perandorë, por bota mban mend pak prej tyre.

Mbahet mend Çezari i madh, vrasësit e tij, Bruti e Cassiusi, mbrojtësit e tij Marcantoni e Octaviani që u bë Perandori i parë, mbahet mend Kostandini që shpalli krishtërimin si fe zyrtare dhe ndau Romën në dy pjesë. Ndërkohë ngjarjet që kanë mbetur më shumë si gjurmë e ndërgjegjes historike të Romës së madhe janë “Il Saçi di Roma”, përkatësisht djegiet e saj.

Të cilët kanë qenë disa, e konsiderohen edhe sot si ngjarjet që kanë shkaktuar më shumë vragë në trupin e qytetit të përjetshëm, por më tepër në jetën e njerëzve të saj.

Pasi një djegie nuk është vetëm një zjarrvënie, është një akt vandal, barbar, është një gjuhë e qartë kundrejt qytetarëve të tjerë. “Digje, digje”, është refreni barbar i stinës së frikshme që e ka tulatur jo vetëm Tiranë por edhe vendin prej njerëzve që arsyeja u kishte ikur për lesh. E kujtuan se deti u bë kos dhe ferra kishte marrë uratën.

Sot që gjërat kanë ardhur në rendin normal, ku në një vend të NATO-s nuk mund të rrëzosh një qeveri të ardhur me votë nëpërmjet dhunës, vijon një retorikë tjetër. Ajo e justifikimit të djegies me anatagonizmin politik ndaj qeverisë, mazhorancës socialiste dhe Edi Ramës.

E gjitha kjo nuk është aspak gjë e re, pasi prej vitesh ka një pjesë që përdor zjarr e hekur kundër Edi Ramës dhe kryeministrisë. Që nga 2017-a, 2019-a, 2021-I e me radhë me radhë.

Por këtë herë përveç kërpudhës së kryeministrisë apo dyerve të selisë më të rëndësishme të shtetit, u kthyen të djegin qytetin, si një shenjë force, se siç e thanë vetë: “nuk janë brezi i patatinave, por gjenerata e urnave dhe piromanëve”.

Është pikërisht kjo vulë, kjo markë që do të shënojë politikisht të gjithë protagonistët, por edhe përkrahësit e kësaj barbarie që do t’i shoqërojë në zgjedhjet e ardhshme. Madje edhe nëse sjellin ndonjë djalë të qetë e të mirë, të cilit pyetja që do t’i serviret në fushatë, do të jetë: Ç’mendon për djegien e Tiranës!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.