☁️
Tiranë 16°C · Vranët 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,636 ▲1.53%
DOW 52,412 ▲0.34%
NASDAQ 25,603 ▲2.14%
NAFTA 86.87 ▲0.96%
ARI 4,005 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $74,490 ▲ +1.63% ETH $2,091 ▲ +3.08% XRP $1.0685 ▲ +1.47% SOL $85.3500 ▲ +3.68%
S&P 500 7,636 ▲1.53 % DOW 52,412 ▲0.34 % NASDAQ 25,603 ▲2.14 % NAFTA 86.87 ▲0.96 % ARI 4,005 ▼0.64 % S&P 500 7,636 ▲1.53 % DOW 52,412 ▲0.34 % NASDAQ 25,603 ▲2.14 % NAFTA 86.87 ▲0.96 % ARI 4,005 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – India planifikon ndërtimin e një prej muzeve më të mëdha në botë, investimi 345 milionë dollarë

NJU DELHI, 11 nëntor /ATSH – AA/ – Qeveria indiane ka miratuar të mërkurën ndërtimin në kryeqytetin New Delhi të një muzeu gjigant kushtuar historisë së qytetërimit indian, i cili synon të bëhet më i madhi në botë për nga sipërfaqja e ekspozimit.

Projekti parashikon një investim prej rreth 345 milionë dollarësh dhe një sipërfaqe ekspozimi prej afro 180 mijë metrash katrorë.

Sipas qeverisë indiane, muzeu do të ketë si mision të prezantojë vazhdimësinë, diversitetin dhe pasurinë e trashëgimisë së qytetërimit të Indisë.

Në të pritet të përfshihen rreth 1.8 milionë objekte historike dhe vepra arti, të cilat aktualisht janë të ekspozuara në dhjetëra institucione dhe qendra kulturore në të gjithë vendin, që është më i populluari në botë me rreth 1.5 miliardë banorë.

Galeria e parë e muzeut “Yuge Yugeen Bharat”, kushtuar dekorimit, pritet të hapet për publikun deri në fund të vitit të ardhshëm.

“Një muze me sipërfaqen më të madhe të ekspozimit në botë, i cili do të ketë kapacitetin të presë 10 milionë vizitorë çdo vit”, deklaroi ministri indian i Tregtisë, Piyush Goyal, në një postim në rrjetin social X.

Muzeu i Luvrit në Paris, që konsiderohet më i madhi në botë, priti rreth 9 milionë vizitorë gjatë vitit 2025.

Ndërkohë, sipas indeksit të fundit të Shoqatës së Argëtimit Tematik (TEA), muzetë më të vizituar në botë ndodhen në Kinë.

Muzeu i Pallatit në Pekin regjistroi 19 milionë vizitorë vitin e kaluar, ndërsa Muzeu i Pallatit Veror priti rreth 17.3 milionë vizitorë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.