🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 24 August 2026
S&P 500 7,648 ▼0.35%
DOW 53,431 ▲0.29%
NASDAQ 25,938 ▼0.93%
NAFTA 85.76 ▼1.49%
ARI 4,729 ▲1.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
₿ CRYPTO
BTC $78,390 ▲ +1.23% ETH $2,492 ▲ +1.6% XRP $1.4858 ▼ -2.14% SOL $94.8600 ▼ -0.59%
S&P 500 7,648 ▼0.35 % DOW 53,431 ▲0.29 % NASDAQ 25,938 ▼0.93 % NAFTA 85.76 ▼1.49 % ARI 4,729 ▲1.03 % S&P 500 7,648 ▼0.35 % DOW 53,431 ▲0.29 % NASDAQ 25,938 ▼0.93 % NAFTA 85.76 ▼1.49 % ARI 4,729 ▲1.03 %
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
24 Aug 2026
Breaking
Boterori

Ernest Muçi shkëlqen në krah të Salah, fundjavë e mirë edhe për legjionarët e tjerë kuqezi!

Një tjetër javë pozitive për legjionarët kuqezi në kampionatet ndërkombëtare, me gola dhe asiste.

Në Turqi, Ernest Muçi u rikthye si titullar pas rikuperimit nga dëmtimi dhe ishte protagonist në fitoren 2-1 të Trabzonsporit ndaj Başakşehirit.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare asistoi për golin e dytë dhe të fitores, të realizuar nga Mohamed Salah, duke kontribuar drejtpërdrejt në sigurimin e tri pikëve.

Në Iran, Jasir Asani vazhdon paraqitjet pozitive me Esteghlal. Pas asistit të regjistruar në javën e kaluar, sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi edhe golin e parë të sezonit në fitoren 2-0 ndaj Sepahanit. Asani zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 4-t, me një goditje me të majtën nga jashtë zonës, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Në Greqi, Stavro Pilo kontribuoi në fitoren e thellë 4-0 të AEK Athens ndaj Iraklis 1908. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dha asistin për golin e dytë të takimit, të shënuar nga Jovic në minutën e 19-të, duke ndihmuar skuadrën e tij në këtë sukses.

Në Kroaci, Etnik Brruti shënoi me Hajduk Splitin në ndeshjen ndaj Osijekut. Mesfushori i Kombëtares U-21 ishte titullar dhe realizoi në minutën e 9-të, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij pas një aksioni të zhvilluar nga krahu i majtë. Hajduk Split fitoi 4-0, ndërsa Brruti regjistroi një paraqitje pozitive në këtë sfidë.

Në këtë javë, me skuadrat e tyre janë aktivizuar edhe legjionarë të tjerë të Kombëtares shqiptare. Thomas Strakosha, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Klisman Cake, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Arbër Hoxha, Taulant Seferi, Armando Broja dhe Myrto Uzuni vijojnë angazhimet në kampionatet respektive.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.