☁️
Tiranë 15°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,699 ▼0.58%
DOW 52,197 ▼0.53%
NASDAQ 26,136 ▼1.56%
NAFTA 102.15 ▼0.61%
ARI 4,027 ▼0.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,824 ▼ -0.02% ETH $2,338 ▼ -0.38% XRP $1.2927 ▼ -2.14% SOL $101.0100 ▼ -0.75%
S&P 500 7,699 ▼0.58 % DOW 52,197 ▼0.53 % NASDAQ 26,136 ▼1.56 % NAFTA 102.15 ▼0.61 % ARI 4,027 ▼0.62 % S&P 500 7,699 ▼0.58 % DOW 52,197 ▼0.53 % NASDAQ 26,136 ▼1.56 % NAFTA 102.15 ▼0.61 % ARI 4,027 ▼0.62 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Bota

HELSINKI – Finlanda regjistroi numrin më të lartë ndonjëherë të vdekjeve nga droga në vitin 2025

HELSINKI, 29 tetor /ATSH -AA/ – Finlanda ka regjistruar 333 vdekje të lidhura me drogën në vitin 2025, numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë dhe një rritje prej 35 për qind krahasuar me vitin paraprak.

Të dhënat e institucioni finlandez i statistikave (Statistics Finland) treguan se numri i vdekjeve të lidhura me drogën u rrit në të gjitha grupmoshat dhe te të dyja gjinitë, veçanërisht te të rinjtë dhe gratë.

Gjithsej 64 persona të moshës 15-24 vjeç humbën jetën, një rritje prej 60 për qind krahasuar me vitin paraprak. Sipas institucionit, droga ishte shkaktare e një në pesë vdekjeve në këtë grupmoshë.

Numri më i lartë i vdekjeve të lidhura me drogën u regjistrua te personat e moshës 25-34 vjeç, me 85 raste, 12 më shumë se në vitin 2024. Vdekjet mes grave arritën rekord prej 94 rastesh, krahasuar me 50 një vit më parë. Megjithatë, burrat vazhduan të përbënin shumicën e viktimave.

Shumica e vdekjeve të lidhura me drogën përfshinin një kombinim substancash. Alkooli dhe medikamentet, përfshirë barnat psikiatrike, shpesh ishin të pranishme krahas substancës së identifikuar si shkaktari kryesor i vdekjes.

Buprenorfina, një medikament opioid që përdoret për trajtimin e varësisë nga opioidet, por që keqpërdoret shpesh, mbeti substanca më e zakonshme e identifikuar në rastet e helmimeve aksidentale fatale nga droga dhe në rastet kur qëllimi nuk ishte i qartë.

Institucioni shtoi se është rritur përdorimi i drogave sintetike të projektuara, që bëjnë pjesë në kategorinë e opioideve sintetike. Pothuajse 1 në 10 vdekje të lidhura me drogën ishte pasojë e vetëvrasjes.

Helsinki regjistroi numrin më të lartë të vdekjeve, me 58 raste, i ndjekur nga rajoni Pirkanmaa me 30, Finlanda Jugperëndimore me 28 dhe Ostrobotnia Veriore me 25 raste. Në raport me numrin e popullsisë, shkalla më e lartë e vdekshmërisë u regjistrua në rajonin Paijat-Hame, me 9,8 vdekje për 100 mijë banorë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.