🌤️
Tiranë 37°C · Kryesisht kthjellët 29 July 2026
S&P 500 7,429 ▲0.21%
DOW 52,747 ▲1.03%
NASDAQ 24,877 ▼0.22%
NAFTA 82.11 ▲3.6%
ARI 4,092 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
₿ CRYPTO
BTC $64,558 ▲ +1.58% ETH $1,920 ▲ +1.93% XRP $1.0887 ▲ +2.72% SOL $74.1200 ▲ +0.97%
S&P 500 7,429 ▲0.21 % DOW 52,747 ▲1.03 % NASDAQ 24,877 ▼0.22 % NAFTA 82.11 ▲3.6 % ARI 4,092 ▼0.15 % S&P 500 7,429 ▲0.21 % DOW 52,747 ▲1.03 % NASDAQ 24,877 ▼0.22 % NAFTA 82.11 ▲3.6 % ARI 4,092 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
29 Jul 2026
Breaking
Maqedonia

Ethet e Nilit Perëndimor, Danillovski: 80% e të infektuarve nuk kanë simptoma

Epidemiologu Dragan Danillovski, përmes një postimi në rrjetet sociale, tregon se tetë rastet e regjistruara deri më tani të ethes së Nilit Perëndimor në Maqedoni nuk duhet të interpretohen si tregues se të gjithë personat e infektuar zhvillojnë një formë të rëndë të sëmundjes.

Ai thekson se të gjithë pacientët e regjistruar deri më tani kishin një formë neuroinvazive të sëmundjes, por thekson se këto janë rastet që zbulohen më lehtë dhe përfshihen në statistikat zyrtare, ndërsa një numër i madh infeksionesh mbeten të paregjistruara.Sipas tij, me virusin e Nilit Perëndimor, rreth 80 përqind e të infektuarve nuk kanë asnjë simptomë, afërsisht 20 përqind zhvillojnë një sëmundje të lehtë febrile, ndërsa forma e rëndë neuroinvazive ndodh në më pak se një përqind të të infektuarve, më shpesh tek të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje kronike ose imunitet të dobësuar.

“Tetë rastet e rënda të regjistruara janë maja e dukshme e ‘ajsbergut’ epidemiologjik. Nën sipërfaqe mbetet një numër i panjohur infeksionesh asimptomatike, forma të lehta ose jo specifike që nuk u njohën si ethet e Nilit Perëndimor”, thekson Danillovski.

Epidemiologu paralajmëron se pa shpjegime të mëtejshme, opinioni mund të arrijë lehtësisht në përfundimin gabimisht se virusi shkakton sëmundje të rëndë tek të gjithë personat e infektuar ose se është bërë më agresiv, gjë që, siç thotë ai, nuk është në përputhje me njohuritë shkencore./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.