Politika

Alibeaj: Arrestimi i i vëllait tim? Gënjeshtër

Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Partinë Demokratike ka reaguar në lidhje me lajmin e dalë nga zyrat e Policisë së Shtetit për arrestimin e vëllait të tij në Gjermani.

Sipas asaj që mësohet nga Policia, arrestimi i tij është bërë për grabitje me armë.

Alibeaj e cilësoi të fabrikuar nga ministri i Brendshëm lajmin e përhapur.

“Policia e Shtetit shpërndau lajm të gënjeshtërt për arrestimin e vëllait tim në Gjermani.

Lajmi i dalë nga zyrat e Saimir Tahirit tregon sesa të dëshpëruar janë”, thotë Alibeaj.

Në një lidhje me Skype për Top Channel, vetë Taulant Alibeaj ka mohuar një fakt të tillë. Ai është shprehur se nuk është në hetim nga asnjë autoritet, qoftë shqiptar apo i huaj dhe nuk i është komunikuar asnjë akuzë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button