Rajoni

Euro-parlamentarët francezë: Të mos lejohet Serbia në BE pa hequr dorë nga Kosova

Euro-deputetët e Frontit Kombëtar Francez të udhëhequr nga Marine Le Pen kanë paraqitur një projekt-rezolutë mbi pezullimin e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian (BE).

Ata e arsyetojnë këtë me mosgatishmërinë e Serbisë për të përparuar në negociatat me Kosovën dhe raportet e këtij shteti me Rusinë.

Duke iu referuar burimeve në Bruksel, gazeta serbe “Danas”, e cila ka pasur qasje në dokument, shkruan se bëhet fjalë për një grup parlamentar të Parlamentit Evropian, të porsaformuar.

Nënshkruesit e këtij dokumenti, janë pesë euro-deputetë francez, transmeton lajmi.net.

Në projekt-rezolutë shkruan se problem paraqet fakti se Serbia po pengon zbatimin e marrëveshjeve të arritura me Kosovën në Bruksel dhe gjithashtu edhe raportet e saj diplomatike me Rusinë.

Tutje projekt-rezoluta thotë se anëtarësimi i Serbisë në BE është me rrezik për marrëdhëniet midis vendeve të ish Jugosllavisë në raport me Rusinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button