☁️
Tiranë 15°C · Vranët 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,201 ▼0.5%
DOW 50,019 ▲0.85%
NASDAQ 23,734 ▼1.48%
NAFTA 82.42 ▲0.45%
ARI 3,548 ▼1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $58,703 ▼ -2.21% ETH $1,647 ▼ -2.42% XRP $0.9047 ▼ -1.73% SOL $67.7700 ▼ -3.06%
S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 82.42 ▲0.45 % ARI 3,548 ▼1.2 % S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 82.42 ▲0.45 % ARI 3,548 ▼1.2 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Sporti

EURO U-21 2027/ Të enjten hidhet shorti, FSHF organizon aktivitete të veçanta

Më 26 nëntor vëmendja e futbollit shqiptar do të jetë te shorti i finaleve të UEFA EURO U-21 2027, ku Kombëtarja U-21 do të mësojë kundërshtarët e saj në këtë kompeticion madhor.

Në kuadër të këtij momenti të rëndësishëm, Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë disa aktivitete të veçanta në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, duke e kthyer këtë ditë në një festë të futbollit dhe një moment bashkimi për komunitetin sportiv.

Programi do të nisë me një festival futbolli për fëmijët, me aktivitete të dedikuara për më të vegjlit, të cilët do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e atmosferës festive që shoqëron këtë ngjarje të rëndësishme për futbollin shqiptar.

Në sallën e konferencave të “Shtëpisë së Futbollit” do të organizohet një event i veçantë, ku do të jenë të pranishëm personalitete të futbollit shqiptar, ish-futbollistë, partnerë të FSHF-së, përfaqësues të medias, bashkëpunëtorë dhe të ftuar të tjerë. Të pranishmit do të ndjekin drejtpërdrejt ceremoninë zyrtare të shortit, përmes së cilës Kombëtarja U-21 do të njohë kundërshtarët e saj në këtë kompeticion madhor.

Kjo ditë shënon një tjetër hap drejt finaleve të EURO U-21 2027, që do të organizohen në Shqipëri dhe Serbi, dhe një mundësi për të ndarë së bashku emocionet e një ngjarjeje historike për futbollin shqiptar.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.