Atikë: përfundon shpëtimi i 78-vjeçarit që ra në humnerë në Ntrafi, u nxor i lirë edhe qeni i tij
Pas kërkimeve gjatë gjithë natës, i moshuari u gjet në mesditë dhe u transportua me barrelë nga 22 zjarrfikës deri te ambulanca e EKAV-it
Përfundoi operacioni i nxjerrjes së një burri 78-vjeçar në zonën Ntrafi të Atikës, siç njofton gazeta greke Efsyn. Sipas informacioneve, burri devijoi nga rruga me automjetin e tij dhe përfundoi në një humnerë.
Në operacion morën pjesë 22 zjarrfikës me 5 automjete, Ekipi Malor i Kërkim-Shpëtimit i EMAK-ut të 1-rë, ekipi me dronë i shërbimit zjarrfikës, si dhe një qen kërkim-shpëtimi. Pas kërkimeve gjatë gjithë natës, 78-vjeçari u gjet sot në orët e mesditës dhe, me ndihmën e barrelës, u transportua në pikën ku e mori një ambulancë e EKAV-it.
Bashkë me të, u nxor i lirë edhe qeni i pronarit, i cili ndodhej në automjet.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.