☁️
Tiranë 15°C · Vranët 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,201 ▼0.5%
DOW 50,019 ▲0.85%
NASDAQ 23,734 ▼1.48%
NAFTA 82.42 ▲0.45%
ARI 3,548 ▼1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $58,648 ▼ -2.07% ETH $1,646 ▼ -2.3% XRP $0.9049 ▼ -1.43% SOL $67.7900 ▼ -2.88%
S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 82.42 ▲0.45 % ARI 3,548 ▼1.2 % S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 82.42 ▲0.45 % ARI 3,548 ▼1.2 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Greqia

I kërkuari nga FBI-ja, greko-amerikani që mbledh ullinj në Greqi dhe kërkon falje presidenciale

Kostas Diamantis, ish-zyrtari i dënuar për ryshfet dhe shantazh, është në arrati prej më shumë se dy muajsh dhe thotë se nuk kthehet në SHBA pa faljen e Donald Trumpit

Në Greqi, duke punuar në punë bujqësore e duke mbledhur ullinj, duket se e siguron jetesën Kostas Diamantis, ish-zyrtari greko-amerikan që kërkohet në Shtetet e Bashkuara, pasi u arratis nga vendi pas dënimit të tij për çështje ryshfeti dhe shantazhi, siç njofton gazeta greke Efsyn.

Diamantis i dërgoi një video gazetares Susan Raff të televizionit WFSB – Channel 3, ku shfaqet duke punuar në mbledhjen e ullinjve në Greqi, duke pretenduar se kjo është tashmë puna me të cilën siguron jetesën. Sipas gazetares, ai mbetet në arrati prej më shumë se dy muajsh dhe deklaron se nuk ka ndërmend të kthehet në SHBA, nëse më parë nuk siguron falje presidenciale nga Donald Trumpi ose një marrëveshje me autoritetet federale.

Ish-zëvendësdrejtori i zyrës së buxhetit të shtetit të tij u dënua për 21 akuza për ryshfet dhe shantazh, por këmbëngul se ishte viktimë e një komploti dhe se nuk pati një gjyq të drejtë. Sipas raportimeve, ai ka humbur shtëpinë, e cila iu sekuestrua nga autoritetet federale, si dhe pensionin dhe përfitimet e sigurimeve shoqërore që merrte.

Vetë Diamantis thotë se dëshiron të kthehet në SHBA për të qenë pranë familjes së tij, por, pa një marrëveshje apo pa faljen, e sheh të mundshme që të vazhdojë të qëndrojë në Greqi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.