☁️
Tiranë 15°C · Vranët 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,201 ▼0.5%
DOW 50,019 ▲0.85%
NASDAQ 23,734 ▼1.48%
NAFTA 82.42 ▲0.45%
ARI 3,548 ▼1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $58,703 ▼ -2.21% ETH $1,647 ▼ -2.42% XRP $0.9047 ▼ -1.73% SOL $67.7700 ▼ -3.06%
S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 82.42 ▲0.45 % ARI 3,548 ▼1.2 % S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 82.42 ▲0.45 % ARI 3,548 ▼1.2 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Politika

SHBA trajnon institucionet shqiptare për provat digjitale, ambasadori Wendt: Luftë korrupsionit dhe krimit të organizuar

Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi sot për një trajnim të zhvilluar nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, me fokus përdorimin e provave digjitale në hetime. Ambasadori Eric Wendt thekson se bashkëpunimi mes dy vendeve synon goditjen e organizatave kriminale ndërkombëtare dhe luftën kundër korrupsionit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mbështesin institucionet shqiptare në forcimin e kapaciteteve hetimore përmes trajnimeve mbi përdorimin e provave digjitale në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë, e cila njofton se trajnimi është administruar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë dhe ka në fokus përdorimin e provave elektronike në proceset hetimore.

Ambasadori amerikan në Shqipëri, Eric Wendt, i cili u takua me kreun e SPAK Klodian Braho dhe kreun e BKH-së Joni Keta vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve, duke theksuar se përmes shkëmbimit të ekspertizës dhe punës së përbashkët synohet goditja e organizatave kriminale ndërkombëtare.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë krenohet që ofron trajnim të administruar nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA për përdorimin e provave digjitale në hetime, me qëllim luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit”, u shpreh Wendt.

Ai theksoi se ky bashkëpunim nuk kufizohet vetëm te forcimi i kapaciteteve të hetimit, por lidhet edhe me krijimin e një mjedisi të drejtë për biznesin dhe investimet amerikane në Shqipëri. “Përmes punës së përbashkët, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria po luftojnë organizatat kriminale ndërkombëtare dhe po punojnë për të krijuar kushte të barabarta konkurrimi për bizneset amerikane, duke nxitur njëkohësisht përfitimet e ndërsjella”, deklaroi ambasadori.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.