☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 04 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.22 ▼0.09%
ARI 4,477 ▼1.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $79,773 ▼ -2.16% ETH $2,453 ▼ -2.18% XRP $1.4003 ▼ -4.56% SOL $101.7900 ▼ -3.11%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.22 ▼0.09 % ARI 4,477 ▼1.38 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.22 ▼0.09 % ARI 4,477 ▼1.38 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030
04 Sep 2026
Breaking
Europa

Eurodeputeti: Nuk e akuzuam Ramën për bllokimin e llogarive të protestuesve, kërkuam transparencë

I ftuar në një lidhje live në “Review” me Greta Topjanën, eurodeputeti Sandro Gozi foli në një intervistë ekskluzive në lidhje me kërkesën drejtuar kompanisë Meta për sqarime mbi arsyet e bllokimit të disa llogarive në Instagram të pjesëtarëve të lëvizjes së Flamingove.

Gozi u ndal edhe te reagimi i kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se kërkesa e tij nuk ishte një akuzë ndaj kryeministrit, por një kërkesë për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur dhe pse llogaritë ishin bllokuar.

Gozi tha se ishte i habitur nga reagimi i kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksoi se çështja lidhet me transparencën dhe lirinë e shprehjes. Ai tha se ndaj kryeministrit nuk kishte ndonjë përgjigje, por thjesht kërkesën për transparencë dhe demokraci për qytetarët shqiptarë.

“U habita nga reagimi i kryeministrit Rama, pasi e kemi ndjekur lëvizjen e Flamingove që nga fillimi i saj dhe kemi konstatuar në rrjetet sociale dhe në shtyp se papritur kompania Meta bllokoi një seri llogarish në Instagram, pjesëtarë të lëvizjes së Flamingove. Për ne kjo ishte shumë alarmante, sepse bazuar në faktin që profilet u bllokuan, nuk u dha asnjë motiv për këtë vendim. Personalisht, si anëtar i Parlamentit Evropian, i drejtova një kërkesë Komisionit Evropian dhe i kërkova që të ndërhynte. E pyeta: Çfarë po ndodh? Kush janë motivet? Është problem teknik apo politik? Të gjithë duhet ta dinë këtë, se kjo është çështje transparence. Shqipëria është një vend që synon të bëhet anëtar i BE-së, ndaj është shqetësuese ajo që ndodhi. Por reagimi i kryeministrit ishte sikur ne e akuzuam direkt atë. Nuk është kështu. Ne i thamë kryeministrit se po i drejtoheshim atij, por po të isha unë kryeministër, nuk do të reagoja ashtu. Ne nuk thamë kurrë që ishte ai që i mbylli profilet. Ne kërkuam llogari: Çfarë po ndodh? Pse këto llogari në Instagram u mbyllën? Cilat janë motivet? Ne mbështesim lirinë e shprehjes. Ne mendojmë se në rrjetet sociale çdo qytetar mund të shprehë opinionin e tij dhe mbyllja e papritur e këtyre profileve është alarmante në këndvështrimin tonë dhe, po ashtu, duhet të jetë alarmante edhe për kryeministrin Rama. Por ai zgjodhi të ishte ofendues ndaj nesh, duke goditur në të njëjtën kohë si ne, ashtu edhe Komisionin Evropian dhe qytetarët e Shqipërisë. Mendoj se duhet të insistojmë që të marrim një përgjigje të qartë nga kompania Meta për atë që ndodhi. Gjithashtu, duhet të marrim prej saj garanci se kjo që ndodhi nuk do të përsëritet, por të zbatohet transparenca, pasi kjo është një çështje demokracie”, tha Gozi.

Sa i përket protestës ai tha se qëndron pranë lëvizjes civile, pranë lëvizjes së Flamingove dhe transparencës dhe demokracisë.

“Mbështesim pjesëmarrjen e lirë të qytetarëve në protestë, që zgjat prej tre muajsh, dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim këtë lëvizje që kërkon më shumë demokraci dhe transparencë”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.