Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 22 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
₿ CRYPTO
BTC $68,921 ▼ -2.33% ETH $2,082 ▼ -3.2% XRP $1.3987 ▼ -2.62% SOL $87.3800 ▼ -2.47%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
22 Mar 2026
Breaking
Europa

Europa përkujton Luftën e Parë Botërore

Pas heshtjes ceremoniale të ditës së parë, në Samitin e BE-së në Bruksel, priten debate të ashpra në ditën e dytë

World War I centenary - EU leaders commemorate outbreak of WW INë Ypres të Belgjikës, 28 krerët e shteteve dhe qeverive përkujtuan dje shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, 100 vjet më parë. Presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy, kujtoi milionat e të vdekurve dhe foli për një “spirale të vetëshkatërrimit”, nëpërmjet së cilës, Europa e asaj kohe ra në një greminë. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe përfaqësuesit e 27 vendeve të tjera të BE-së, shkuan së bashku në Qendrën Historike të qytetit, në të cilën janë shënuar emrat e rreth 55 000 ushtarëve të humbur të Komunuelthit britanik, duke mbajtur një minutë heshtje. Van Rompuy dhe shefi i Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso, vendosën nga një kurorë me lule të bardha në hyrje të qendrës. Ypres ka qenë në vitet 1914-1918 fushëbeteja e luftës së ashpër mes gjermanëve dhe mbrojtësve kryesisht britanikë. Qyteti i vogël u shkatërrua pothuajse krejtësisht dhe u rindërtua pas luftës. Rreth një gjysmë milioni ushtarë vdiqën në fushat e betejës dhe në llogore, të cilat janë pjesërisht të hapura për vizitorët. Edhe 100 vjet pas shpërthimit të luftës, çdo vit vijnë mijëra turistë. Britanikë sidomos vijnë në Ypres për të përkujtuar me kryqe të vogla prej druri dhe lulëkuqe të afërmit dhe bashkatdhetarët e tyre. Në Ypres, ushtria gjermane përdori për herë të parë në vitin 1915 gazin helmues si armë. Në rrjedhën e luftës pastaj, të dyja palët luftuan njëra-tjetrën me gaze helmuese. Kryetarët e shteteve dhe qeverive të BE-së organizuan më pas një darkë tradicionale pune në mbrëmje, por këtë herë, për shkak të afërsisë me fushëbetejat dhe varrezat nuk u debatua, por u bisedua solemnisht në lidhje me detyrat e BE-së në pesë vitet e ardhshme, pra për mandatin e ardhshëm të Komisionit Europian. Gjithçka që ndodhi dje ishte vetëm pjesa e parë e një takimi dyditor të liderëve të BE-së, vendosur në dy vende, ku Presidenti i Këshillit, Herman Van Rompuy, vetë flamand, e vendosi qëllimisht qendrën e ceremonive përkujtimore në Flandër, në pjesën veriore të Belgjikës. Dita e dytë e samitit do të zhvillohet sot në Bruksel, duke mbajtur një karakter më pak festiv dhe me debate për çështjet aktuale që shqetësojnë BE-në. Për këtë, Herman Van Rompuy, kryetari në largim i Këshillit, ka paraqitur një dokument. Ai përfshin fjalët e njohura, si lufta kundër papunësinë, shtimi i inovacioneve dhe përmirësimi i politikave ekonomike dhe energjetike. BE-ja duhet të kujdeset për të domosdoshmet dhe jo të rregullojë çdo gjë thuhet në dokument. Van Rompuy kërkon edhe një trajtim më “fleksibël” të paktit europian të stabilitetit dhe zhvillimit. Me fjalë të tjera: Vendet si Franca dhe Italia do të mund të bëjnë më shumë borxhe, por baza ligjore nuk duhet të ndryshohet. Për këtë këmbëngul kryesisht Gjermania. “Ne jemi të bindur se pakti i stabilitetit duhet të vazhdojë të mbetet në fuqi, si një nga pjesët më të rëndësishme të kapërcimit të eurokrizës, se nuk duhet të ndryshohet”, tha ndërkohë Angela Merkel në javën para samitit. Kryeministrat socialistë dhe socialdemokratë, në radhë të parë Francois Hollande (Francë) dhe Matteo Renzi (Itali) kishin kërkuar një pakt stabiliteti më fleksibël si çmim për dhënien e pëlqimit për çështje personeli. Në sallë do të ketë përplasje, sepse disa diplomatë të BE-së janë të sigurt, se Kryeministri britanik, David Cameron, do që të votohet hapur për presidentin e Komisionit të BE-së. Kjo është e re në rrethin e 28 krerëve të shteteve të BE-së. Cameron e refuzon fituesin e zgjedhjeve europiane, konservatorin Jean-Claude Juncker, si president të ri të Komisionit Europian. Megjithëse David Cameron ka pak aleatë në mesin e homologëve të tij, ai nuk do të jetë në gjendje të pengojë një shumicë për Junkerin. Kancelarja gjermane me influencë, Angela Merkel, pas hezitimit fillestar e ka bërë tani të qartë se mbështet Jean-Claude Juncker, kandidatin e Partisë së saj konservatore Popullore Europiane (EPP).

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.