Kronika

Eurostat: Bie numri i azilkërkuesve shqiptarë

Numri i shqiptarëve që kanë aplikuar për azil në një prej vendeve të Bashkimit Europian ka rënë me 11.700 të tillë në tremujorin e dytë të vitit, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në përqindje, rënia fiksohet pranë 65 %.

Por, sipas raportit të publikuar të enjten nga EUROSTAT, në krahasim me tremujorin e parë të këtij viti, numri i azilkërkuesve është rritur me 2 %.

Sipas EUROSTAT, në të gjithë Bashkimin Europian numri total i azilkërkuesve ka rënë me 40 % në tremujorin e dytë të vitit në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa është rritur me 6 % në krahasim me tremujorin e parë të vitit.

untitled

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button