Eurostat: Greqia me flotën më të madhe të peshkimit në BE
Gati një e pesta (18,1%) e flotës së peshkimit të BE-së në vitin 2016 ishte regjistruar në Greqi, ndjekur nga Italia (14,7%) dhe Spanja (11,1%), sipas të dhënave të publikuara sot nga Eurostati.
Megjithatë, këto anije greke janë të vogla, me një madhësi mesatare prej 4,7 tonësh (shumë më pak se sa mesatarja e BE-së që është 19 tonë) dhe me një fuqi motorike mesatare prej 28,4 kilovatësh në 2016-ën (mesatarja e BE-së është 75,7 kilovatë).
Në aspektin e kapaciteteve, Spanja, Franca, Italia dhe Britania e Madhe kanë flotat më të mëdha të peshkimit, duke pasur 53,8% sipas tonazhit dhe 55,9% sipas fuqisë motorike në vitin 2016.
Në Finlandë, numri i anijeve është rritur me 13,6% në vitin 2016 krahasuar me vitin 2015 por ka rënë me 4,6 për qind mes viteve 2008 dhe 2016.