☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 23 July 2026
S&P 500 7,499 ▼0.14%
DOW 52,219 ▼0.01%
NASDAQ 25,691 ▼0.57%
NAFTA 90.04 ▲3.7%
ARI 4,098 ▼1.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $65,705 ▼ -0.5% ETH $1,928 ▲ +0.18% XRP $1.1358 ▲ +0.05% SOL $77.5700 ▲ +0.19%
S&P 500 7,499 ▼0.14 % DOW 52,219 ▼0.01 % NASDAQ 25,691 ▼0.57 % NAFTA 90.04 ▲3.7 % ARI 4,098 ▼1.3 % S&P 500 7,499 ▼0.14 % DOW 52,219 ▼0.01 % NASDAQ 25,691 ▼0.57 % NAFTA 90.04 ▲3.7 % ARI 4,098 ▼1.3 %
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074
23 Jul 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Fadil Vokrri kujtohet në ditëlindjen e tij, Agim Ademi: “Përjetësisht Legjendë!”





July 2026
M T W T F S S
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31  

July 23, 2026

Fadil Vokrri kujtohet në ditëlindjen e tij, Agim Ademi: “Përjetësisht Legjendë!”


Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka kujtuar legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, në përvjetorin e lindjes së tij, përmes një mesazhi emocionues të publikuar në rrjetet sociale, në një postim të përbashkët me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).

Ademi e cilësoi Vokrrin si një figurë që nuk do të harrohet kurrë, duke theksuar se ai ishte shumë më tepër se një futbollist i madh.

“Ka njerëz që largohen nga kjo botë, por nuk largohen asnjëherë nga zemrat dhe mendjet e njerëzve. I tillë është legjenda jonë, Fadil Vokrri”, shkroi Ademi.

Postimi i plotë:

Fadil Vokrri, një emër që nuk harrohet kurrë!

Ka njerëz që largohen nga kjo botë, por nuk largohen asnjëherë nga zemrat dhe mendjet e njerëzve. I tillë është legjenda jonë, Fadil Vokrri.

Sot, në ditën e lindjes së tij, kujtojmë jo vetëm një futbollist të jashtëzakonshëm, por një figurë që mishëroi ëndrrën, krenarinë dhe rrugëtimin e futbollit të Kosovës.

Fadili ishte nga ata njerëz që nuk e shihnin futbollin vetëm si lojë. Për të, futbolli ishte mision, ishte dashuri, ishte një mënyrë për ta ngritur emrin e Kosovës aty ku e meritonte.

Nga fushat ku shkroi historinë si lojtar, deri te udhëheqja e FFK-së në periudhën më të rëndësishme të saj, ai la pas një trashëgimi që nuk matet vetëm me rezultate, por me ndikimin që pati te mijëra njerëz.

Së bashku ndamë sfida, besim dhe një qëllim të përbashkët: ta shihnim futbollin e Kosovës të pranuar në familjen e madhe të futbollit botëror.

Sot, kur stadiumi i kryeqytetit mban emrin e tij me krenari dhe breza të tërë rriten duke dëgjuar për karrierën e tij, kuptojmë edhe më shumë madhështinë e asaj që la pas.

Fadil Vokrri nuk është vetëm një kujtim. Ai është një frymëzim. Është pjesë e çdo hapi që bën futbolli ynë drejt së ardhmes.

Përjetësisht Legjendë!

Leave a Reply

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.