Fakte të njohura e të panjohura mbi gjuhët dhe mësimin e tyre
Sa gjuhë mund të mësojnë fëmijët përpara moshës 5 vjeç? Cila është gjuha më e vështirë në botë? Si “tingëllon” gjuha e bilbilave? A kanë Shtetet e Bashkuara një gjuhë zyrtare? Sa njerëz flasin esperanto? Këto dhe shumë të tjera do t’i zbuloni në artikullin në vijim…
1-Nëse e keni pyetur ndonjëherë veten se sa gjuhë fliten në botë, përgjigjja është 7 mijë. Ndërsa 75% e banorëve të botës flet më shumë se një. Bibla është libri më i përkthyer në botë dhe ai është i disponueshëm në 2.454 gjuhë.
2-Vetëm në Azi fliten 2.000 gjuhë. Pothuajse gjysma e tyre fliten vetëm në një shtet: në Guinenë e Re Papua.
3- Ekziston një gjuhë në Meksikë, ayapaneco, që rrezikon të zhduket, sepse dy personat e vetëm që e flasin, Manuel Segovia, 78 vjeç dhe Isidro Velazquez, 72 vjeç, janë grindur me njëri-tjetrin. Një kompani celulare në Gjermani ka realizuar një projekt dhe një fushatë për shpëtimin e saj. Por ka të paktën 2.400 gjuhë të cilat klasifikohen si “të rrezikuara”.
4- Fëmijët janë në gjendje që të mësojnë shumë gjuhë ndaj të cilave janë vazhdimisht të ekspozuar. Kjo do të thotë se pengesa kryesore për një fëmijë për sa i takon numrit të gjuhëve që mund të mësojë, nuk është truri i tij, por sasia e ekspozimit ndaj çdo gjuhe.
5-Gjuhëtarët bien dakord se mësimi i katër gjuhëve nga një fëmijë është i mundur. Ndryshe nga sa e besojmë, fëmijët nuk bëhen konfuzë me mësimin e shumë gjuhëve. Në fillim mbase i ngatërrojnë me njëra-tjetrën, por me kalimin e kohës arrijnë të bëjnë dallimin. Kjo “aftësi” ose dritare mundësisht, zbehet shpejt pas moshës pesë vjeç. Nëse një gjuhë mësohet përpara afatit të “skadimit” të kësaj periudhe kritike, ajo memorizohet në pjesë të ndryshme të trurit për t’u mësuar më vonë në jetë.
6-E çuditshme, por e vërtetë; Shtetet e Bashkuara nuk kanë një gjuhë zyrtare. Anglishtja që nga viti 2006 u bë “gjuha e përbashkët dhe unifikuese”, por edhe pse ajo është gjuha amtare e 82% të popullsisë, vetëm 28 nga 50 shtetet e konsiderojnë atë gjuhën e tyre zyrtare. Gjuha e dytë më e folur në SHBA është spanjishtja (28 milionë persona).
7- Në Gomera, në një prej ishujve Kanarie, flitet gjuha silbo gomero, e përbërë nga katër bashkëtingëllore, pak më shumë zanore dhe më shumë se 400 fjalë të artikuluara ekskluzifisht me…fishkëllima (si bilbilat. Atë e përdorën pastorët që jetojnë në këtë ishull për të folur në distanca të largëta: për të intensifikuar fishkëllimën, fusin, një, dy ose tre gishta në gojë ose përdorin duart si megafon. Dhe me rregullat gramatikore dhe fonetike zhvillojnë fjalime të vërteta. Është aq e fuqishme sa që mund të dëgjohet deri në 5 km distancë. Kjo lloj gjuhe u shpik nga banorët autoktonë (Guanche) për të komunikuar mes luginave të mëdha që ndajnë ishullin. Më pas ajo u adaptua nga kolonizatorët spanjollë. Ajo do të ishte zhdukur plotësisht nëse qeveria e ishujve Kanarie, nuk do ta kishte futur me ligj në shkolla në vitin 1990.
8- 25% e personave në botë flet (edhe) anglisht, edhe pse gjuha e parë më e përhapur është padyshim mandarin. Megjithatë në çdo vend që shkon, një anglishtgfolës e gjen. Në Singapor, për shembull, flitet shumë Singlish, një dialekt ku anglishtja miksohet me kinezçen mandarin, me tamil dhe gjuhë të tjera aziatike.
9-Ekzistojnë më shumë se 56 mijë hieroglifë apo karaktere kineze. Por për të komunikuar dhe për të lexuar një gazetë mjaftojnë nga 2000 deri në 3000. Pragu minimal i leximit parashikon njohjen e 2.000 njësive. Studentët kinezë pas gjashtë vjetësh fillore, njohin rreth 2.500 dhe pas diplomimit të nivelit të parë, zotërojnë rreth 6 mijë.
10- Esperanto është një gjuhë artificiale, e folur nga një numër personash që vërtitet nga 500.000 deri në 2.000.000. Ajo u përdor edhe në dy filma, të xhiruar nga viti 1964 deri 1965.
11-Por cila është gjuha më e vështirë?
Sipas shkencëtarëve amerikanë të Institutit të Mbrojtjes së Gjuhëve, gjuhët më të vështira në botë, sidomos për ata që janë anglishtfolës janë: arabishtja, kinezçja, japonishtja dhe ajo koreane. Por ekzistojnë edhe dhjetë gjuhët më të vështira për t’u mësuar sipas UNESCO-s. Renditja është e tillë: gjuha kineze, greqishtja, arabishtja, islandishtja, japonishtja, finlandishtja, gjermanishtja, norvegjishtja, danishtja dhe frëngjishtja. E çuditshme, por e vërtetë; kjo e fundit rezulton të jetë më e lehta për t’u mësuar nga kushdo që flet një gjuhë me origjinë latine si italisht, spanjisht apo portugalisht.
Burimi: Revista Focus