🌦️
Tiranë 21°C · Rrebesh i lehtë 08 Tetor 2026
S&P 500 7,770 ▼0.41%
DOW 51,000 ▼0.35%
NASDAQ 27,345 ▼0.7%
NAFTA 92.93 ▲5.27%
ARI 4,139 ▼0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $81,102 ▼ -2.75% ETH $2,436 ▼ -5.19% XRP $1.3466 ▼ -6.06% SOL $108.8000 ▼ -6.8%
S&P 500 7,770 ▼0.41 % DOW 51,000 ▼0.35 % NASDAQ 27,345 ▼0.7 % NAFTA 92.93 ▲5.27 % ARI 4,139 ▼0.05 % S&P 500 7,770 ▼0.41 % DOW 51,000 ▼0.35 % NASDAQ 27,345 ▼0.7 % NAFTA 92.93 ▲5.27 % ARI 4,139 ▼0.05 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Politika

“Lushnja e bën, Divjaka jo”, Mazniku replikon me Braçen pas kritikave për Territorialen! Deputeti i PS vë duart në kok�

Pas argumenteve që deputeti i PS renditi kundër Reformës Territoriale të propozuar nga PS, i është përgjigjur bashkëkryetari i ‘Territoriales’, kolegu i tij Arbjan Mazniku

Ai iu drejtua Braçes duke thënë se e vlerëson debatin që ka pasur edhe më herët me të për këtë çështje, por tha se sa i përket funksioneve të bashkive, disa prej tyre e kanë mundësinë, por nuk e bëjnë edhe pse e kanë detyrë.

Si shembull ai solli Divjakë, ku sapo shqiptoi këtë qytet, Braçe nga vendi u pa të kundërshtonte, duke vënë duart në kokë.

“Dhe, siç e shpjegova, gjendemi në një pikë, në të cilën ose kjo reformë humb momentumin dhe nuk ia dalim dot, ose ia dalim nëpërmjet mekanizmave që kemi sot.

Dhe për sa i përket funksioneve, po, ju keni të drejtë. Ka disa funksione të cilat sot bashkitë nuk i kanë dhe nuk i ushtrojnë, se nuk i kanë, ose se nuk kanë mundësitë për t’i ushtruar. Por ka plot funksione të cilat, për të qenë plotësisht të vërtetë, bashkitë nuk kanë pengesë as nga ligji, as nga qeveria për t’i ushtruar.

Zhvillimi i turizmit. Lushnja shpenzon? Po. Nuk shpenzon bashkia për këtë punë. Strehimi social është një politikë që duhet ta bëjë bashkia, nuk e bën. Kujdesi social është, është, zoti Braçe. Enti i Banesave ka pjesën e tij dhe ndihmon bashkitë kur mundet. Bashkitë e kanë strehimin kompetencë të tyre prej 2000 vjetësh. Dhe kur bashkitë e shohin të arsyeshme dhe të mundshme të merren me strehimin, e kanë detyrë primare të merren.

Dhe Lushnja merret, Divjaka nuk merret.

Kujdesi social për të sëmurët është funksion. Lushnja e bën, Divjaka nuk e bën. Është mbështetja e arsimit profesional. Lushnja e bën. Transporti publik, sërish. Të gjitha këtë janë funksione të cilat nuk kanë asnjë pengesë, as nga ligji, as nga buxheti. Unë besoj jashtë mase që kryetari i Këshillit Bashkiak të Divjakës do të bëjë gjithçka. E ka të pamundur prej tipologjisë së strukturës ekonomike që ata kanë.

Dhe ne na duhen bashkitë që ndërtojnë këto projekte, që ndërtojnë këto programe, në mënyrë që të shkojmë te Bashkimi Evropian dhe të marrim financimet”, tha Mazniku.

Deputeti Braçe i është përgjigjur nga vendi Maznikut duke e kundërshtuar, teksa iu mohua kërkesa për replikë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.