🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 05 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.78 ▲0.13%
ARI 4,187 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240
₿ CRYPTO
BTC $63,191 ▲ +0.95% ETH $1,780 ▲ +1.3% XRP $1.1579 ▲ +2.05% SOL $81.7300 ▼ -0.74%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240
05 Jul 2026
Breaking
roze

“Fast & Furious” bëhet serial televiziv

“Fast & Furious” po zgjerohet edhe në televizion, me një serial të ri që po zhvillohet zyrtarisht për platformën Peacock.

Lajmi u bë i ditur nga Vin Diesel, gjatë prezantimit të NBCUniversal në Nju Jork, ku ishte i pranishëm edhe moderatori i “Tonight Show”, Jimmy Fallon.

“Gjatë dekadës së fundit kuptuam se fansat donin më shumë. Ata donin të zgjeronim personazhet legjendarë dhe historitë e tyre”, u shpreh Diesel.

Ai shtoi se kishte një dëshirë të madhe për ta sjellë këtë univers edhe në televizion, dhe se momenti i duhur erdhi kur drejtimin e mori Donna Langley, duke siguruar që integriteti i personazheve dhe ndjenja e ‘familjes’ së sagës të ruheshin edhe në ekranin e vogël. Sipas tij, Peacock po përgatit katër seriale nga “Fast & Furious”.

Sipas Variety, aktualisht vetëm një prej projekteve ka marrë dritën jeshile, ndërsa të tjerët janë ende në fazat e hershme të zhvillimit. Detajet e historisë mbeten të fshehta, por Diesel ka premtuar se seriali do të respektojë trashëgiminë e sagës.

Mike Daniels dhe Wolf Coleman do të jenë bashkë-showrunner dhe producentë ekzekutivë, duke shkruar edhe episodin pilot. Diesel do të jetë gjithashtu producent ekzekutiv së bashku me Sam Vincent për One Race, si dhe Neal Moritz dhe Pavun Shetty për Original Film, Jeff Kirschenbaum dhe Chris Morgan. Produksioni do të realizohet nga Universal Television.

Deri më sot, ka 11 filma me mbi 7 miliardë dollarë të ardhura globale, ndërsa filmi i radhës “Fast Forever” pritet në vitin 2028. Filmi i parë i Universal Pictures u publikua në vitin 2001 dhe do të nderohet me një shfaqje speciale në Festivalin e Kanës më 13 maj, me rastin e 25-vjetorit të tij.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.