Rajoni

Fati i qeverisë varet nga votimi i marrëveshjes në Parlament

Qeveria greke nuk do të vazhdojë pa dritën e gjelbër të deputetëve të maxhorancës për marrëveshjen e shpresuar këtë javë mes Athinës dhe kreditorëve për të shmangur vendin nga falimentimi, njoftoi zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Sakellardis.

“Nëse marrëveshja nuk merr miratimin e deputetëve të maxhorancës qeveritare, qeveria nuk mund të rezistojë”, deklaroi ai për televizionin ”Mega” duke kërkuar përgjegjësi individuale të parlamentarëve.

Zëdhënësi konfirmoi se presionet mbeteshin të forta nga kreditorët (BE, BQE, FMN) që Greqia të pranojë masat e tjera për të cilat ka debatuar gjatë një sërë takimesh dhe një samiti të drejtuesve evropianë dje në Bruksel.

”Propozimet e fundit të Athinës përbëjnë hapa para drej një marrëveshjeje, por mbetet shumë punë për të bërë në orët e ardhshme”, theksuan sot zyrtarët e BE-së dhe FMN-së.

Athina paraqiti një listë të re masash për kreditorët që përfshijnë në pjesën më të madhe kërkesat e tyre buxhetore dhe parashikojnë rritje domethënëse të taksave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button