☁️
Tiranë 15°C · Vranët 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,201 ▼0.5%
DOW 50,019 ▲0.85%
NASDAQ 23,734 ▼1.48%
NAFTA 82.51 ▲0.56%
ARI 3,535 ▼1.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $58,381 ▼ -2.98% ETH $1,639 ▼ -3.41% XRP $0.9031 ▼ -1.97% SOL $67.3700 ▼ -3.87%
S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 82.51 ▲0.56 % ARI 3,535 ▼1.56 % S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 82.51 ▲0.56 % ARI 3,535 ▼1.56 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Arte

Fëmijët e Tiranës ndezin atmosferën festive në prag të festave të nëntorit

Festat e nëntorit kanë nisur të ndihen nëpër qytet falë organizimeve të kopshteve dhe shkollave të Tiranës.

Fëmijë të veshur kuqezi janë parë sot në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, duke ecur në kolonë, duke kënduar e thirrur shprehje patriotike. Në sheshin “Skënderbej” ka ndaluar një nga këto grupe fëmijësh, me flamuj kombëtarë në duar, të cilët recituan dhe kënduan pranë shtatores së Heroit Kombëtar, vjershat e këngët e përgatitura në klasë.

Me këngë patriotike, recitime dhe thirrje plot emocion, fëmijët kanë përcjellë mesazhin e dashurisë për atdheun, duke i dhënë sheshit gjallëri, në prag të 28 dhe 29 nëntorit, festave të Pavarësisë dhe Çlirimit.

Atmosfera festive pritet të jetë e tillë edhe në ditët në vijim, ndërkohë që institucionet arsimore i kanë ftuar tashmë prindërit që t’i veshin fëmijët me ngjyrat e flamurit kombëtar për të performuar në aktivitetet e organizuara brenda mjediseve shkollore apo edhe në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.