Ekonomia

Debitorët e OSHEE-së, Çela: 60 raste në prokurori në prill

Aksioni ndaj debitorëve të OSHEE vijon ende, dhe vetëm në prill janë dërguar në prokurori 60 raste. Kështu u shpreh nga Gjirokastra administratori i OSHEE-së, Ardian Çela.

“Ky aksion vijon ende, tashmë është punë rutinë e OSHEE-së, nuk ka asnjë tolerim dhe për muajin që lam pas kemi dërguar në prokurori 60 raste të shkeljes së ligjit për vjedhjen e energjisë”, tha ai.

Nënstacioni i vjetër që përmbytej në kohë reshjesh në Gjirokastër do të zhvendoset tek i riu, ndërsa investimi në këtë qark arrin në 6 milionë dollarë.

Përveç rrjetit të linjave të reja dhe 28 kabinave , OSHEE do të përfundojë nën qershor projektin e unazës me vendosjen e fidrave 3 dhe 4 për qytetin.

Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Adrian Çela, pa nga afër ecurinë e punimeve, të cilat përfundojnë në qershor.

“Në qytetin e Gjirokastrës kanë përfunduar disa investime që prekin disa lagje, përfshi edhe zonën turistike muzeale. Konkretisht në lagjet Zinxhira, Partizan, Manalat, etj, janë rinkonstruktuar 12 kabina dhe janë shtruar linja të reja ABC. Investimi i vjen në ndihmë edhe zonave të urbanizuar vitet e fundit, ku rrjeti ka qenë në kushte tërësisht jashtë sigurie dhe cilësie të furnizimit me drita”, tha Çela.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button