☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.63 ▲1.73%
ARI 4,063 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,567 ▲ +2.46% ETH $2,372 ▲ +2.99% XRP $1.3304 ▲ +2.91% SOL $103.1300 ▲ +3.74%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,063 ▼0.29 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,063 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Ferid Murati, mjeku nobelist me origjinë shqiptare

Akademia e Shkencave kujton sot me nderim, në ditën e ndarjes nga jeta, nobelistin me origjinë shqiptare Ferid Murati.

Ferid Murati, mjek klinicist, farmakolog, profesor dhe akademik, fitues i Çmimit Nobel në Mjekësi (1998), u nda nga jeta më 4 shtator 2023 në Menlo Park, Kaliforni, SHBA. Ai lindi më 14 shtator 1936 në Whiting, Indiana, në një familje me rrënjë shqiptare. I ati, Xhabir Murat Ejupi, i njohur në Amerikë me emrin Gjon, zotëronte shtatë gjuhë dhe kishte emigruar në vitin 1913 nga Gostivari, në atë kohë pjesë e një hapësire të gjerë shqiptare nën sundimin otoman.

Nëna, Henrietta Josephine Bowman Murad, ishte amerikane. Feridi, së bashku me vëllezërit e tij Abdurrahmanin dhe Turanin, u rrit në një familje ku ndërthureshin kulturat dhe ku dashuria për dijen ushqehej si vlerë themelore, duke e shoqëruar në gjithë rrugëtimin e tij shkencor.

Pas studimeve në Universitetin De Pauw (1954–1958), ku u formua në shkencat shoqërore dhe biologjike, ai ndoqi Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin “Washington” në Sent-Luis dhe doktoratën në Universitetin “Western Reserve” të Klivlandit (1958–1965). U përfshi në kërkimet e pionierëve Earl Sutherland dhe Theodore Rall, ndërsa më pas themeloi sektorin e farmakologjisë klinike në Universitetin e Virxhinias, ku nisi eksperimentet mbi oksidin nitrik – zbulim që do ta çonte drejt Çmimit Nobel.

Karriera e tij e gjerë përfshiu drejtimin e qendrave kërkimore dhe departamenteve të mjekësisë molekulare në universitete prestigjioze amerikane, duke mbetur gjithnjë i përkushtuar ndaj kërkimit shkencor. Nga viti 1997 ishte përgjegjës i departamentit të biologjisë dhe farmakologjisë në Universitetin “Texas” në Houston dhe më pas drejtues i Institutit të Mjekësisë Molekulare.

Ferid Murati ishte anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë të Maqedonisë, si dhe i Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave. Ai u nderua me titujt “Doctor honoris causa” nga Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Europës Juglindore në Tetovë, si dhe me Urdhrin “Nderi i Kombit”.

Figura e Ferid Muratit mbetet një shembull i shkëlqyer i mendjes shkencore shqiptare që la gjurmë në mbarë botën. Kujtimi i tij është një nderim për dijen, përkushtimin dhe trashëgiminë që i dha njerëzimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.