Fermerët rrisin interesin për aplikime në skemat mbështetëse
Fermerët në mbarë vendin kanë nisur që prej datës 9 mars aplikimet, për të përfituar mbështetje financiare nga programi i subvencionimit 2015, që po zbaton qeveria shqiptare përmes Agjencisë së Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) për të ndihmuar në zhvillimin e bujqësisë.
Të sensibilizuar edhe nga thirrjet e dikasterit të Bujqësisë, për të përfituar nga skemat mbështetëse, fermrët po rrisin interesin për të aplikuar deri më datën 3 prill, me projekteve konkurruese. Lalë subvencionimeve dhe makinizimit të punës, brenda pak vitesh ata kanë arritur të shtojë gjënë e gjallë dhe zgjerojë biznesin e tyre bujqësor në drejtime të ndryshme.
Marash Qafëmolla, banor në komunën Dajt, tregon se, ai përmes skemave subvencionuse, ka arritur të sigurojë tregun e shitjes së qumështit dhe mishit tek klientë të përhershëm, të zonës por edhe në Tiranë, duke synuar të rrisë cilësinë e prodhimeve dhe çmime të favorshme për konsumatorët. Për ekspertët e bujqësisë, skemat e subvencionimit në bujqësi janë motivim real për zhvillimin e këtij sektori, pasi përqindja më e lartë e popullsisë jeton akoma në fshat.
Skemat mbështetëse, bujqësia po orientohet drejt rajonizimit
Skemat mbështetëse të bujqësisë këtë vit do të favorizojnë fermerët që i kanë orientuar të mbjellat sipas kushteve të zonave të caktuara.
Sipas specialistëve te AZHBR-se, synohet orientimi nga bujqësi e mbijetesës, në bujqësi të zhvillimit për të garantuar siguri ushqimore, teknologji inovative dhe progres ekonomik.
Rajonizimi, sipas Agjencisë për zhvillimin bujqësor dhe rural, do të rrisë cilësinë e produkteve dhe njëkohësisht do të orientojë tregun.
Mbi 8 mijë fermerë nga i gjithë vendi kanë qenë përfitues të fondeve nga skemat kombëtare dhe ato të Bashkimit Europian gjatë 2014-s, ndersa këtë vit 2015, ky numër pritet të jetë më i lartë, për shkak të rritjes së fondit.
Sektorëve që do të mbështeten dhe masa e përfitimit nga programi për bujqësinë, për vitin 2015
Mbi bazën e kritereve të sektorëve që do të mbështeten dhe masës së përfitimit nga programi për bujqësinë, për vitin 2015, fondi i miratuar për këtë sektor do të përdoret për:a) investimet për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve për të garantuar furnizimin e qëndrueshëm të tregut;b) përmirësimin e teknologjisë së kultivimit dhe të mbrojtjes së bimëve;c) prodhimin e perimeve në ambiente të mbrojtura për zbutjen e sezonalitetit të furnizimit të tregut;ç) mbarështimin e blegtorisë, bletarisë dhe akuakulturës;d) furnizimin e qëndrueshëm të tregut dhe rritjen e të ardhurave financiare për familjet e zonave rurale;dh) nxitjen e kreditimit bankar dhe investi-meve në sektorin e përpunimit, ruajtjes dhe marketingut të produkteve bujqësore, blegtorale, shpendëve, akuakulturës, mjaltit dhe bimëve medicinale; e) rritjen e mundësisë së fermerëve për mjete të mekanizuara dhe lëndëve djegëse për ngrohjen e ambienteve të mbrojtura; ë) nxitjen e kooperimit dhe organizimin e shoqërive të bashkëpunimit bujqësor (SHBB).