🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 29 July 2026
S&P 500 7,429 ▲0.21%
DOW 52,747 ▲1.03%
NASDAQ 24,877 ▼0.22%
NAFTA 81.53 ▲2.86%
ARI 4,097 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
₿ CRYPTO
BTC $64,417 ▲ +1.56% ETH $1,916 ▲ +1.67% XRP $1.0874 ▲ +2.89% SOL $73.9500 ▲ +0.76%
S&P 500 7,429 ▲0.21 % DOW 52,747 ▲1.03 % NASDAQ 24,877 ▼0.22 % NAFTA 81.53 ▲2.86 % ARI 4,097 ▼0.04 % S&P 500 7,429 ▲0.21 % DOW 52,747 ▲1.03 % NASDAQ 24,877 ▼0.22 % NAFTA 81.53 ▲2.86 % ARI 4,097 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
29 Jul 2026
Breaking
Opinion

Ferri në kufirin kroat!

Nga Dritan Hila

E diel 26 korrik. Kufiri kroato-malazez. Radha kilometrike. Fëmijët nuk kanë fuqi as të qajnë. I nxjerrin jashtë në buzë të rrugës të bëjnë nevojat. Të rriturit lëvizin të shmpijnë këmbët dhe për nevojat futen në pyllin anës rrugës. Mendohet që është fundi i një dite udhëtimi që kur vijnë nga Gjermania apo Belgjika zgjat edhe 24 orë. Por në fakt fundi është torturë më vete. Nëse nga Vjena në kufi, 1.000 km i ke bërë për 12 orë me gjithë ndalesat, për të arritur në Tiranë, 250 km bashkë me ndalesat në kufi, të duhen 5-6 orë nëse ke fat. Mbrëmë në doganën kroate në pikun e turizmit edhe natën doganierët krehin çdo makinë me imtësi sikur është një natë dimri. 3 orë e gjysmë vetëm aty. Vargu ka arritur 5 km. Udhëtimi mund të shkojë edhe po aq sa pjesa e parë. Personalisht, në doganën kroate arrita në orën 19 dhe në Tiranë sosa në 3 të mëngjesit. Hall tjetër për shqiptarët e Kosovës nëse i bie nga Serbia, pasi aty të lënë edhe 24 orë në pritje. Ndaj zgjedhin Malin e Zi. Shqiptarët e Kosovës janë të përgatitur për këto vonesa. Kanë me vete ujë dhe ushqim. Këtë histori mesa duket e dinë edhe evropianët që lëvizin me kampera apo makina. Nuk e kalojnë Dubrovnikun. Kush është ai që për pushimet disa ditore të humbasë dy apo më shumë ditë në udhëtim dhe dogana.

Shqipëria, përveçse e rrethuar nga sllavët, është edhe në një geto rrugore. Autostradat mbarojnë qindra kilometra pa ardhur në kufirin shqiptar. Edhe nëse vendi ynë do investonte t’i çonte deri në kufi, fqinjët nuk e kanë aspak atë dëshirë.

Ndaj mesa duket e vetmja zgjidhje e vendit është rruga ajrore dhe tragetet me Italinë. Por mbi të gjitha një turizëm cilësor i cili shfrytëzon rrugët alternative nga ajo rrugore. Po ashtu marinat, janë nevojë urgjente. Kroacia me gjiret e saj dhe Greqia me ishujt janë konkurente të fortë. Por hapësira detare mes tyre e bën të nevojshme ndalimin për furnizim apo edhe vizitë. Turistët me bukë me vete, polakët, çekët, hungarezët, sllovakët, i thith Kroacia dhe nuk i le të zbresin poshtë. Kroacia ka edhe turistin cilësor historik të saj që janë gjermanët dhe austriakët. Ndaj për Shqipërinë ndoshta turizmi i resorteve është e vetmja zgjidhje. Mjafton të kalosh në bregdetin kroat dhe malazez, ku fshatrat e para 20 viteve janë kthyer në qytete të mbushura me marina, hotele shumëkatëshe dhe kazino. Duke parë këto, e kupton sa qesharake janë ata që protestojnë kundër projekteve të Zvërnecit, Sazanit, Karavastasë e të tjerave. Se për ata që organizojnë apo flasin studiove kundër ndërtimeve në bregdet dhe resorteve, nuk do shumë mend ta kuptosh që e kanë lëkurën e shitur. Shqipëria është e varfër në diversitet dhe hapësirë vije bregdetare turistike, dhe projekti për zhvillimin e resorteve luksoze është e vetmja mënyrë hopi cilësor, me shpresë që atyre që janë ndjellur nuk do t’u ndryshojë mendja nga polisteroli i flamingove. Është e vetmja shpresë që vendi të marrë një start serioz në turizëm e më pas në degët e tjera. Përndryshe, le të na bëjnë komplet rezervat, përfshirë edhe specien Homo sapiens që gjallon në këto troje, ku vendin e nderit do ta kenë flamingot./dritare.net

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.