🌦️
Tiranë 19°C · Rrebesh i lehtë 08 Tetor 2026
S&P 500 7,765 ▼0.47%
DOW 51,232 ▲0.1%
NASDAQ 27,193 ▼1.25%
NAFTA 90.71 ▲2.75%
ARI 4,159 ▲0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $81,792 ▼ -2.11% ETH $2,469 ▼ -4.18% XRP $1.3763 ▼ -3.34% SOL $109.2900 ▼ -6.04%
S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.71 ▲2.75 % ARI 4,159 ▲0.45 % S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.71 ▲2.75 % ARI 4,159 ▲0.45 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Kosova

Fetoshi ngre alarmin për dredhin e serbëve për konsulentët e Trumpit në Republika Srpska

Drejtori i Institutit OCTOPUS, Arben Fetoshi, ka analizuar se angazhimi nga Republika Srpska i konsulentëve amerikanë me lidhje me presidentin amerikan Donald Trump duhet parë në kuadër të operacioneve hibride të ndikimit serb në Ballkanin Perëndimor.

Në analizën e tij lidhur me angazhimin e Chris LaCivita dhe James Blair nga autoritetet e Republikës Srpska, Fetoshi ka ngritur shqetësime për ndikimin që ky angazhim mund të ketë në perceptimin e politikës amerikane ndaj rajonit.

Sipas raportimeve amerikane të cituara nga Fetoshi, LaCivita dhe Blair kanë këshilluar autoritetet e Republikës Srpska para zgjedhjeve dhe janë paguar me qindra mijëra dollarë.

Fetoshi thotë se çështja nuk duhet të shihet vetëm nga këndvështrimi i konfliktit të mundshëm të interesit, por edhe përmes mënyrës se si lidhjet e konsulentëve me figura të afërta me administratën amerikane mund të përdoren për të krijuar perceptimin e mbështetjes së SHBA-së për agjendat politike të Republikës Srpska.

Tutje ai ka shkruar se kontratat lobuese dhe konsulencat nga figura të lidhura me presidentin Trump mund të shfrytëzohen si elemente strategjike në operacionet hibride të ndikimit.

Ai i referohet deklaratës së presidentit Trump se LaCivita dhe Blair janë këshilltarë të jashtëm dhe se ai “nuk ka parë konflikt interesi”, ndërsa përmend edhe reagimin e aktivistes shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, e cila ka ngritur akuza për lidhje të mundshme të këtij angazhimi me agjendat ruse dhe figura të afërta me presidentin rus Vladimir Putin.

Kokalari, sipas Fetoshit, në një postim në rrjetin X ka paraqitur një skemë të lidhjeve të Milorad Dodikut në SHBA dhe me rrjetin e Moskës, ku ka përmendur Aleksandër Vulinin, Aleksandër Vuçiqin dhe Sergei Lavrovin.

Fetoshi thekson se pretendimet për një operacion të koordinuar rus mbeten për t’u verifikuar, por konsideron se debati ka nxjerrë në pah mënyrën se si konsulenca private mund të përdoret për të krijuar perceptimin e mbështetjes nga administrata amerikane.

“Sa më shumë mjegull në raportin ndërmjet angazhimit privat të konsulentëve dhe qëndrimit zyrtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aq më shumë ndikim dhe manipulim të perceptimit publik”, shkruan Fetoshi.

Sipas tij, kjo mund të shërbejë për normalizimin dhe legjitimimin e agjendave politike të Serbisë dhe Republikës Srpska.

Fetoshi argumenton se pyetja kryesore nuk duhet të jetë vetëm nëse ekziston konflikt interesi, por edhe nëse kontraktimi i figurave të afërta me administratën amerikane mund të përdoret për të ndikuar në perceptimin dhe qëndrimin amerikan ndaj Ballkanit Perëndimor.

Ai thotë se promovimi i afërsisë së Dodikut me SHBA-në nuk shërben vetëm për përmirësimin e imazhit ndërkombëtar, por mund të ndikojë edhe në krijimin e një narrative se qëllimet politike të tij nuk janë në kundërshtim me interesat amerikane.

Në analizë përmendet edhe reagimi i Evi Kokalarit ndaj deklaratës së një anëtari të ekipit të LaCivitas, sipas së cilës “Republika Serbe mbështet konservatorët dhe qasjen ‘America First’”. Kokalari e ka kundërshtuar këtë deklaratë dhe ka ngritur pretendime të tjera për lidhje me rrjete politike në Moskë.

Fetoshi e lidh këtë debat me atë që e quan përdorim të afërsisë me SHBA-në si burim kredibiliteti politik në Ballkan. Ai përmend edhe paraqitjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më 23 shtator 2026, duke argumentuar se Vuçiq kishte kritikuar politikën amerikane ndaj Serbisë në të kaluarën, ndërsa kishte shprehur pritshmëri për një qasje tjetër nga administrata Trump.

Gjithashtu Fetoshi e konsideron “viktimizimin e përhershëm” si pjesë të një narrative politike që, sipas tij, mund të përdoret për të kamufluar operacionet hibride dhe për të legjitimuar projektet politike serbe në rajon.

“Prandaj, angazhimi i konsulentëve amerikanë nga Republika Serbe meriton vëmendje të veçantë në analizën e kërcënimeve hibride”, ka shkruar Fetoshi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.