Kronika
FIAA: Dënojmë dhunimin e biznesmenit. Sa më parë reforma në drejtësi
Shoqata e Investitorëve të Huaj të Shqipërisë, FIAA, ka reaguar këtë të enjte në lidhje me largimin e kompanisë “Omnix”, pas dhunimit të administratorit të saj.
“Dënojmë sulmin e dhunshëm dhe kriminal mbi administratorin e grupit “Omnix”, Fadi Mitri, nga persona që operojnë jashtë kufijve ligjorë”, thuhet në një deklaratë për shtyp.
Shoqata shprehet se, ndonëse ky është një rast i izoluar, shteti shqiptar duhet të reagojë ndaj këtyre “armiqve të përbashkët”.
Duke nënvizuar se, ngjarja ka ndodhur në një moment kur po punohet për përmirësimin e klimës së biznesit dhe standardeve, FIAA thekson se, “është i rëndësishëm miratimi i reformës në drejtësi, i mbështetur nga ne që në nisje të procesit”.