☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,655 ▼1.15%
DOW 51,949 ▼0.44%
NASDAQ 26,130 ▼2.18%
NAFTA 98.94 ▲2.53%
ARI 4,182 ▲0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $81,386 ▼ -1.38% ETH $2,414 ▼ -1.64% XRP $1.2976 ▼ -3.54% SOL $103.2800 ▼ -2.74%
S&P 500 7,655 ▼1.15 % DOW 51,949 ▼0.44 % NASDAQ 26,130 ▼2.18 % NAFTA 98.94 ▲2.53 % ARI 4,182 ▲0.28 % S&P 500 7,655 ▼1.15 % DOW 51,949 ▼0.44 % NASDAQ 26,130 ▼2.18 % NAFTA 98.94 ▲2.53 % ARI 4,182 ▲0.28 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Kosova

Fico në tubimin e Vuçiqit: Sllovakia nuk do t’ju zhgënjejë për Kosovën

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka marrë pjesë të enjten mbrëma në një tubim parazgjedhor të listës “Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar”, në Novi Sad, ku shprehu publikisht mbështetjen për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në prag të zgjedhjeve të 25 tetorit.

Fico e nisi fjalimin në gjuhën serbe, duke thënë se ishte i lumtur që arriti të merrte pjesë në tubim, pavarësisht angazhimeve të mëparshme që kishin ngritur dyshime për praninë e tij për shkak të samitit të Bashkimit Evropian.

“Kur tha dikush se nuk do të vija? Ja ku jam, të dashur qytetarë të Novi Sadit dhe të Serbisë”, deklaroi Fico, duke shtuar se dëshironte ta shprehte personalisht mbështetjen për mikun e tij, Vuçiqin, pasi nuk kishte mundur të merrte pjesë në një tubim të mëparshëm në Beograd, raportojnë mediat.

Kryeministri sllovak tha se nuk kishte ardhur për t’u treguar qytetarëve se si duhet të votojnë, duke bërë një krahasim me, siç u shpreh ai, “disa të huaj të tjerë” që ndërhyjnë në proceset politike të Serbisë.

– YouTube youtu.be

Gjatë fjalimit, Fico e vlerësoi Vuçiqin si lider me vizion për vendin dhe përmendi zhvillimin ekonomik të Serbisë nën udhëheqjen e tij.

“Zgjedhjet janë momenti kur ju vendosni nëse dëshironi që kjo të vazhdojë. Ju duhet të jeni një lider i vërtetë, një lider me shtyllë kurrizore. Është e rëndësishme të thuhet ‘jo’ kur të tjerët kërkojnë që të mendojmë dhe të veprojmë njësoj si ata”, tha Fico.

Ai argumentoi se mbështet Vuçiqin për shkak të qëndrimit të tij ndaj sovranitetit të Serbisë dhe të drejtës së saj për të marrë vendime në mënyrë të pavarur. Fico kritikoi gjithashtu atë që i quajti qendra të jashtme të ndikimit, të cilat, sipas tij, synojnë një Serbi më të dobët dhe i vendosin kushte të reja në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në fjalimin e tij, kryeministri sllovak foli edhe për pakicën kombëtare sllovake në Vojvodinë, duke falënderuar autoritetet serbe për trajtimin e bashkëkombësve të tij.

Në fund, Fico u ndal te çështja e Kosovës, duke premtuar se Sllovakia do të vazhdojë ta mbështesë Serbinë në këtë drejtim.

“Kur bëhet fjalë për Kosovën, nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë. Gjithmonë do të keni tek unë një mik të vërtetë”, deklaroi ai, duke u bërë thirrje qytetarëve serbë të ruajnë paqen, stabilitetin dhe përparimin.

Sllovakia është një nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, krahas Spanjës, Qipros, Rumanisë dhe Greqisë. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.