Ekonomia

Fier/ Dogana sekuestron goma të përdorura kontrabandë

Dega doganore e Fierit zbuloi dhe më pas sekuestroi një sasi të konsiderueshme gomash të përdorura kontrabandë, të cilat ishin fshehur në një kamion.

Ne-Degen-e-Doganes-Fier-jane-zbuluar-dhe-sekuestruar-108-goma-te-perdorura-kontrabandeSipas burimeve zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, nga një kontroll i ushtruar nga doganierët e Degës së Doganës Fier në kamionin me targa AA 320 EL të personit Artur Skënder Veliaj janë zbuluar 108 goma autoveturash të përdorura, të padeklaruara më parë nga subjekti në doganë. Gomat e përdorura janë të ndaluara me ligj të hyjnë në territorin shqiptar dhe si të tilla konsiderohen mall kontrabandë. Ky kamion i cili transportonte gomat, në ngarkesë kishte pajisje elektro-shtëpiake të përdorura, me qëllimin e transferimit të banimit. Kamioni me targat AA 320 EL vinte nga Greqia dhe kishte hyrë tranzit ditën e sotme nga Dega Doganore e Kakavijës, për t’u zhdoganuar më pas në Doganën e Fierit. Autoritetet Doganore kanë kryer veprimet përkatëse duke sekuestruar mallin kontrabandë dhe duke nisur procedurat për vendosjen e penalitetit përkatës për drejtuesin e kamionit Artur Skënder Veliaj. Dogana shqiptare deklaron se lufta ndaj kontrabandës së mallrave dhe trafiqeve të paligjshme do të jetë e vazhdueshme dhe pa kompromis.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button