Fier/ Kapet me kokainë gati për shitje, arrestohet 41-vjeçari i dënuar dy herë për narkotikë
Një 41-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi u kap në flagrancë duke qarkulluar me automjet dhe duke poseduar një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza dhe dyshohet se ishte për shitje. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me inicialet E. R., banues në Fier, i cili re ulton i dënuar dy herë më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Recidivisti”, të finalizuar nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Sipas njoftimit zyrtar, 41-vjeçari u ndalua nga shërbimet e Policisë teksa qarkullonte me automjet në qytetin e Fierit. Gjatë kontrollit të automjetit dhe kontrollit fizik ndaj tij, efektivët gjetën një sasi kokaine, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.
“Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë, duke qarkulluar me automjet, në qytetin e Fierit. Gjatë kontrollit në automjet dhe kontrollit fizik ndaj 41-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasia e dyshuar e kokainës, automjeti me të cilin qarkullonte 41-vjeçari dhe një telefon celular.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.