🌦️
Tiranë 19°C · Rrebesh i lehtë 18 Nëntor 2026
S&P 500 7,341 ▼1.03%
DOW 50,759 ▼1.64%
NASDAQ 24,328 ▼0.74%
NAFTA 84.08 ▼0.67%
ARI 3,786 ▼2.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
₿ CRYPTO
BTC $63,993 ▼ -1.52% ETH $1,793 ▼ -1.68% XRP $0.9869 ▲ +1.17% SOL $74.3800 ▲ +0.76%
S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 84.08 ▼0.67 % ARI 3,786 ▼2.02 % S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 84.08 ▼0.67 % ARI 3,786 ▼2.02 %
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
18 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Çmimi i gazit në Evropë bie nën 83 euro për megavat-orë, niveli më i ulët që nga 10 nëntori

AMSTERDAM, 18 nëntor /ATSH-ANSA/- Çmimi i gazit natyror në tregun evropian ra sot nën 83 euro për megavat-orë, në bursën TTF të Amsterdamit, për herë të parë që nga 10 nëntori.

Marrëveshjet për furnizimin e ardhshëm me gaz në muajin dhjetor u reduktuan me 3%, duke arritur në 82,89 euro për megavat-orë.

Kjo rënie lidhet kryesisht me pritshmëritë për furnizim më të madh të tregut evropian me gaz të lëngshëm natyror (LNG), si dhe me uljen e kërkesës në disa tregje aziatike.

Sipas të dhënave të agjencisë “Bloomberg”, disa anije që transportojnë gaz të lëngshëm natyror nga SHBA-ja kanë ndryshuar itinerarin dhe po drejtohen drejt porteve evropiane, në vend që të furnizojnë tregjet aziatike. Kjo po ndodh për shkak të kërkesës më të ulët për gaz në Azi, duke krijuar mundësi që Evropa të sigurojë më shumë furnizime.

Gazi i lëngshëm natyror transportohet me anije të posaçme, pasi ftohet në temperatura shumë të ulëta dhe kthehet në gjendje të lëngshme për të lehtësuar transportin në distanca të gjata. Pas mbërritjes në porte, ai kthehet përsëri në gjendje të gaztë dhe futet në rrjetin e furnizimit.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në uljen e çmimeve, janë parashikimet për temperatura më të buta në Evropë gjatë ditëve në vijim. Kjo pritet të kufizojë përdorimin e gazit për ngrohje dhe, rrjedhimisht, të ulë kërkesën.

Gjithashtu, furnizimet nga SHBA-ja kanë shënuar rritje. Të dhënat e “Bloomberg” treguan se dërgesat e gazit nga rrjeti amerikan drejt impianteve ku ai përpunohet për t’u kthyer në gaz të lëngshëm, arritën një nivel rekord më 14 nëntor.

Megjithatë, situata e furnizimit me gaz në Evropë mbetet e ndjeshme. Rezervat në depot evropiane ishin rreth 70% të kapacitetit më 16 nëntor, krahasuar me rreth 89% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Mungesa e një pjese të furnizimeve nga Katari, për shkak të vështirësive të transportit në rajonin e Gjirit Persik dhe Ngushticën e Hormuzit, ka rritur nevojën e Evropës për të siguruar gaz nga burime të tjera.

Për rrjedhojë, megjithëse çmimet kanë shënuar rënie, tregu evropian mbetet i ekspozuar ndaj ndryshimeve të motit, furnizimeve ndërkombëtare dhe zhvillimeve gjeopolitike. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.