☁️
Tiranë 13°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,379 ▲0.16%
DOW 45,431 ▲0.58%
NASDAQ 20,930 ▼0.09%
NAFTA 102.91 ▲3.28%
ARI 4,572 ▲1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,343 ▲ +1.19% ETH $2,063 ▲ +3.23% XRP $1.3398 ▲ +1.03% SOL $84.0800 ▲ +2.84%
S&P 500 6,379 ▲0.16 % DOW 45,431 ▲0.58 % NASDAQ 20,930 ▼0.09 % NAFTA 102.91 ▲3.28 % ARI 4,572 ▲1.05 % S&P 500 6,379 ▲0.16 % DOW 45,431 ▲0.58 % NASDAQ 20,930 ▼0.09 % NAFTA 102.91 ▲3.28 % ARI 4,572 ▲1.05 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Fierza në gjendje kritike edhe pse prurjet dyfishohen, KESH rriti prodhimin

Në kushtet kur vendi është duke u furnizuar me energji të importuar dhe OSHEE do të plotësonte një pjesë shtesë me një tender të dytë, KESH ka vendosur të rrisë kontributin e tij me një prodhim disi më të lartë se dy javë më parë.

Të dhënat e fundit për kaskadën e Drinit reflektojnë një situatë gjithmonë e më kritike sidomos për Fierzën që është edhe hidrocentrali kryesor ndër të tre që janë pjesë përbërëse e saj.

Temperaturat  e larta dhe mungesa e reshjeve duket se nuk po ndihmojnë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, e cila është duke kërkuar një balancë mes menaxhimit me eficencë të rezervës ujore të disponueshme  por edhe garantimit të një sasie energjie që ngushton lehtë varësinë nga importet.

Konkretisht nga të dhënat e datës 17 gusht 2017 ora 14:00 rezulton që Fierza të ketë prekur nivelin 263.13 metër shifër që tregon rënie krahasuar me të dhënat e dy javëve më parë kur regjistronte 269.80 metra.

Nga ana tjetër vihet re një rritje e vogël e prurjeve që dy javë më parë ishin 25 m3/s ndërkohë që së fundmi këto prurje janë në nivelet e 50 m3/s.

Nga ana tjetër rënie e nivelit të Fierzës edhe pse kemi një rritje të reshjeve lidhet me faktin që Korporata ka rritur prodhimin ditor që i jep OSHEE. Dy javë më parë ky prodhim ishte 1600 MWh në ditë ndërkohë që sipas të dhënave të datës 17 gusht prodhimi ishte 2476MWh në ditë.

Për muajin gusht OSHEE tenderoi fillimisht rreth 30 milionë euro dhe më pas 1.6 milionë të tjera për garantimin e furnizimit të vendit me energji. Ky është muaji i dytë që vendi furnizohet kryesisht nga importi ndërkohë që gjasat janë që edhe shtatori të sigurohet me importe.

Kjo bëhet edhe më e thjeshtë me ndryshimin e fundit të buxhetit nga ana e qeverisë e cila përmes një akti normativ rriti huadhënien për energjinë me 3 miliardë lekë, pak a shumë sasia e nevojshme e parave për sigurimin e energjisë mujore nëse i referohemi vlerave që kanë rezultuar nga dy muajt e kaluar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.