FIFA konfirmon të ardhurat marramendëse nga Kupa e Botës 2026
FIFA ka fituar një shumë marramendëse prej 3,8 miliardë stërlinash nga shitja e biletave dhe shërbimet e mikpritjes gjatë Kupës së Botës këtë verë, plot pesë herë më shumë sesa kishte arkëtuar në turneun e zhvilluar në Katar katër vite më parë.
Kupa e Botës 2026 ishte edicioni i parë i këtij turneu, i cili vendosi fituesin pas 104 ndeshjesh të luajtura.
Rritja e numrit të ndeshjeve, 40 më shumë sesa në vitin 2022, i ka mundësuar organit drejtues të futbollit të përfitojë financiarisht, duke gjeneruar të ardhura rekord.
Gazeta “The Times” ka raportuar se shifra në fjalë, e cila nuk është konfirmuar nga vetë organizata, e ka tejkaluar ndjeshëm parashikimin e FIFA-s për fitimet, duke kontribuar në të ardhurat e përgjithshme prej 15 miliardë dollarësh (11,27 miliardë paund) nga Kupa e Botës. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.