☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 102.10 ▲2.2%
ARI 4,051 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,117 ▲ +1.54% ETH $2,362 ▲ +1.96% XRP $1.3293 ▲ +1.97% SOL $102.4200 ▲ +2.3%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 102.10 ▲2.2 % ARI 4,051 ▼0.57 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 102.10 ▲2.2 % ARI 4,051 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Sporti

“FIFA The Best 2019”, triumfojnë Messi dhe Rapinoe

Lionel Messi dhe Megan Rapinoe janë fituesit e mëdhenj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “FIFA The Best”, të mbajtur në teatrin legjendar të artit “La Scala” në Milano, një ceremoni ku u vu re mungesa e Cristiano Ronaldos.
Argjentinasi triumfoi në mënyrë suprizë në garën për trofeun e Lojtarit më të Mirë të FIFA duke mposhtur favoritin kryesor për këtë çmim, Virgil Van Dijk dhe pikërisht Cristiano Ronaldon.
Ndërsa Megan Rapinoe, fituesja e Topit të Artë të Botërorit të Femrave u shpall si Futbollistja më e Mirë e FIFA, teksa la pas shoqen e saj të skuadrës te kombëtarja amerikane Alex Morgan dhe anglezen e Olympique të Lyon, Lucy Bronze.
Fitorja në Ligën e Kampioneve me Liverpoolin  i dha Jurgen Klopp-it trofeun e trajnerit më të mirë me gjermanin që ishte në një garë të fortë me dy teknikë të tjerë që janë në Premier League, Pep Guardiola i Manchester City-t dhe Mauricio Pochettino i Tottenham-it.
Përsa i përket futbollit të femrave, ishte Jill Ellis ajo që u shpall trajnerja më e mirë, teksa mposhti Phil Neville dhe Wiegman. Trajnerja e SHBA është e para që fiton 2 herë titullin botëror në futbollin e femrave.
Në ceremoninë e ndarjeve të çmimeve të FIFA u dha edhe trofeu i portierit më të mirë të vitit që i shkoi padyshim Alisson Becker të Liverpool-it, ndërkohë që u përcaktua edhe formacioni ideal i vitit që përfshin edhe 3 finalistët për trofeun e FIFA The Best, Messi, Van Dijk e Ronaldon.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.