Kimi Antonelli “refuzon” numrin 1: Do të mbaj 12-ën edhe si kampion bote!
Një hap larg titullit, piloti italian ka bërë me dije se dëshiron t’i qëndrojë besnik… Senna-s.
Kampion bote, por pa numrin 1 mbi Mercedes-in e tij. Andrea Kimi Antonelli-t i duhet edhe shumë pak për të shkruar historinë, duke u bërë kampion bote në Formula 1. Në një deklaratë të fundit ai ka befasuar me zgjedhjen e tij.
“Duhet të përfundoj punën time, por mendoj se pastaj do të vazhdoj me numrin 12″, – është shprehur Antonelli në një intervistë për të përditshmen zvicerane “Blick”, para garës së Meksikës, që pritet ta kurorëzojë kampion.
Antonelli është i lidhur me 12-ën, numri i idhullit të tij Ayrton Senna në kohën e Lotus dhe McLaren. Me atë numër braziliani i famshëm ka garuar deri në kategoritë inferiore. Te Mercedes-i janë përballur edhe më parë me një zgjedhje të ngjashme, kur Lewis Hamilton, pavarësisht 6 titujve mes 2014-ës dhe 2021-shit, nuk e braktisi kurrë 44-ën e tij të dashur.
Piloti i fundit italian që ka garuar me numrin 1 në Formula 1 do të mbetet Ludovico Scarfiotti, në Monza 1966. Në atë kohë numrat jepeshin pa iu referuar klasifikimit të vitit të mëparshëm. Prej 1974-ës numri 1 identifikon kampion në fuqi të botës.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.