☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,740 ▲0.22%
DOW 52,453 ▲0.14%
NASDAQ 26,555 ▲0.29%
NAFTA 101.80 ▲1.9%
ARI 4,066 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,791 ▲ +0.66% ETH $2,343 ▲ +0.5% XRP $1.3201 ▲ +0.44% SOL $101.5300 ▲ +0.97%
S&P 500 7,740 ▲0.22 % DOW 52,453 ▲0.14 % NASDAQ 26,555 ▲0.29 % NAFTA 101.80 ▲1.9 % ARI 4,066 ▼0.21 % S&P 500 7,740 ▲0.22 % DOW 52,453 ▲0.14 % NASDAQ 26,555 ▲0.29 % NAFTA 101.80 ▲1.9 % ARI 4,066 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kosova

Tregtia Kosovë-Gjermani arrin 600 mln euro, rreth 200 kompani gjermane operojnë në Kosovë

Marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë po zgjerohen, me tregtinë bilaterale që gjatë vitit 2025 u rrit për rreth 15 për qind. Në Forumin e tretë Ekonomik Gjermano-Kosovar, përfaqësues institucionalë dhe ekonomikë të të dyja vendeve diskutuan për rritjen e investimeve, zhvillimin teknologjik dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit.

Forumi i tretë Ekonomik Gjermano-Kosovar mblodhi përfaqësues të institucioneve dhe bizneseve të të dyja vendeve, të cilët diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, zgjerimin e marrëdhënieve tregtare dhe krijimin e mundësive të reja për investime në Kosovë.

Në këtë forum morën pjesë drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Besnik Vasolli, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme për Politikat Ekonomike të BE-së, Tregun e Brendshëm dhe Marrëdhëniet Bilaterale në Ministrinë Federale të Ekonomisë dhe Energjisë të Gjermanisë, Dr. Nina Wunderlich.

Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e lidhjeve ekonomike ndërmjet dy vendeve, roli i diasporës kosovare në Gjermani dhe potenciali për zgjerimin e investimeve në sektorë të ndryshëm, përfshirë energjinë, prodhimin, shërbimet digjitale dhe teknologjitë inovative.

Një nga të dhënat kryesore të prezantuara në forum ishte se tregtia bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë arriti rreth 600 milionë euro gjatë vitit 2025, duke shënuar rritje prej afërsisht 15 për qind krahasuar me vitin paraprak.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Besnik Vasolli, vuri në pah interesimin për pjesëmarrje në forum dhe rëndësinë e forcimit të lidhjeve ndërmjet bizneseve të të dyja vendeve.

“Sot ne duam që Kosova të ketë një vend më të fortë në ekonominë gjermane. Ky forum tregon se sa i madh është interesi për të punuar së bashku”.

Ai bëri të ditur se diskutimet gjatë forumit përqendrohen në fusha me potencial për zhvillim të mëtejshëm ekonomik, si inteligjenca artificiale, energjia, prodhimi i avancuar dhe industria.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, vlerësoi se marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy vendeve janë të fuqishme, por se ekziston ende hapësirë për zgjerimin e tregtisë dhe rritjen e investimeve.

Ai veçoi diasporën kosovare në Gjermani si një faktor të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve.

“Gjermania është shtëpi për diasporën më të madhe kosovare jashtë vendit, e cila krijon një rrjet të afërt në nivel personal ndërmjet dy vendeve tona”, u shpreh Rudolph.

Sipas tij, kompanitë gjermane kontribuojnë në ekonominë e Kosovës përmes krijimit të vendeve të punës, bartjes së ekspertizës dhe sjelljes së teknologjive të reja.

Rudolph theksoi gjithashtu mundësitë për bashkëpunim në fushën e tranzicionit energjetik, duke vlerësuar se Kosova ofron potencial për zhvillimin e projekteve dhe investimeve të reja në këtë sektor.

Ai nënvizoi se, pavarësisht sfidave globale, përfshirë inflacionin dhe pasiguritë në tregjet energjetike, të dyja vendet duhet të shfrytëzojnë mundësitë ekzistuese për ta thelluar partneritetin ekonomik.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij vuri në pah lidhjet e gjata ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe ekonomik.

Kurti përmendi rolin e diasporës kosovare në Gjermani si një nga shtyllat kryesore të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, duke theksuar se lidhjet mes tyre shtrihen përtej shkëmbimeve tregtare.

Ai foli edhe për kontaktet me përfaqësues të bizneseve gjermane, duke përmendur një takim të zhvilluar në maj në Nordrhein-Westfalen, ku kishte diskutuar për mundësitë e krijimit të partneriteteve të reja ekonomike.

Gjatë forumit, kryeministri theksoi rëndësinë e tërheqjes së investimeve të huaja dhe shfrytëzimit të potencialit ekonomik të Kosovës. Sipas tij, bashkëpunimi me bizneset gjermane përbën një mundësi për zhvillimin ekonomik, zgjerimin e aktivitetit prodhues dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme në Ministrinë Federale të Ekonomisë dhe Energjisë të Gjermanisë, Dr. Nina Wunderlich, prezantoi të dhëna për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve, duke vlerësuar rritjen e tregtisë bilaterale dhe praninë e kompanive gjermane në Kosovë.

“Në vitin 2025, tregtia jonë bilaterale arriti përafërsisht 600 milionë euro, një rritje prej rreth 15 për qind krahasuar me vitin e kaluar, dhe kjo është shumë impresionuese”, deklaroi Wunderlich.

Ajo bëri të ditur se, sipas të dhënave të dhomave të tregtisë, rreth 200 kompani me kapital gjerman janë aktive në Kosovë.

Wunderlich theksoi se partneriteti ndërmjet dy vendeve nuk kufizohet vetëm te shifrat e tregtisë dhe investimeve, por mbështetet edhe në lidhjet e ngushta njerëzore dhe ekonomike.

“Partneriteti ynë është shumë më larg se shifrat e tregtisë dhe investimeve”, u shpreh ajo.

Sipas Wunderlich, rreth 600 mijë pjesëtarë të diasporës kosovare në Gjermani krijojnë lidhje personale ndërmjet dy vendeve, të cilat mund të shndërrohen në mundësi ekonomike afatgjata.

Ajo vlerësoi se bashkëpunimi ekonomik po zgjerohet edhe në sektorë të tjerë, përfshirë prodhimin, shërbimet digjitale dhe teknologjitë inovative. Këto fusha, sipas saj, mund të kontribuojnë në integrimin më të madh të Kosovës në zinxhirët evropianë të vlerës.

Diskutimet në Forumin e tretë Ekonomik Gjermano-Kosovar nxorën në pah rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit përtej tregtisë tradicionale, me fokus te investimet, zhvillimi teknologjik, prodhimi dhe energjia.

Në forum u theksua se diaspora e Kosoves në Gjermani përbën një faktor të rëndësishëm për forcimin e këtyre marrëdhënieve, përmes lidhjeve personale, profesionale dhe mundësive për krijimin e partneriteteve të reja të biznesit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.