☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,740 ▲0.22%
DOW 52,453 ▲0.14%
NASDAQ 26,555 ▲0.29%
NAFTA 101.80 ▲1.9%
ARI 4,066 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,791 ▲ +0.66% ETH $2,343 ▲ +0.5% XRP $1.3201 ▲ +0.44% SOL $101.5300 ▲ +0.97%
S&P 500 7,740 ▲0.22 % DOW 52,453 ▲0.14 % NASDAQ 26,555 ▲0.29 % NAFTA 101.80 ▲1.9 % ARI 4,066 ▼0.21 % S&P 500 7,740 ▲0.22 % DOW 52,453 ▲0.14 % NASDAQ 26,555 ▲0.29 % NAFTA 101.80 ▲1.9 % ARI 4,066 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Politika

Rama: Rritja ekonomike na mundëson më shumë rishpërndarje, nga janari dyfishohet rritja për pensionet

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria synon që qytetarët të përfitojnë më shumë nga rritja ekonomike e vendit, duke vënë theksin te rishpërndarja e të ardhurave përmes pagave, investimeve, shpenzimeve sociale dhe pensioneve.

Kreu i qeverisë theksoi se rritja ekonomike i ka krijuar mundësi qeverisë të zgjerojë rishpërndarjen, ndërsa përsëriti zotimin për dyfishimin e rritjes së pensioneve në çdo vit pasardhës deri në përfundim të mandatit të katërt.

Rama pranoi gjithashtu se familjet shqiptare vijojnë të përballen me presionin e kostos së jetesës, duke përmendur çmimet e karburanteve dhe ushqimeve, si dhe koston e strehimit për të rinjtë. Sipas tij, zhvillimi ekonomik duhet të shoqërohet me masa për të ruajtur ekuilibrat dhe për të lehtësuar barrën mbi familjet.

“Qëllimi im është që çdo vit shqiptarët të marrin më shumë nga rritja ekonomike e Shqipërisë. Dhe çdo vit e kemi rritur volumin e rishpërndarjes së fryteve, të rritjes ekonomike duke shfrytëzuar çdo mundësi të re të buxhetit pasardhës për paga, investime, shpenzime sociale. Pikërisht sepse ekonomia na e ka dhënë mundësinë jemi zotuar që në këtë rishpërndarje rritja e pensioneve të dyfishohet në çdo vit pasardhës deri në fund të mandatit të katërt. Në janar pensionistët do të riverifikojnë këtë zotim në pensionin e tyre të parë të vitit të ardhshëm, ku rritja e këtij viti do të jetë dyfishuar. E kam thënë çdo herë dhe kur kam folur për të gjithë ata që e bënë madhështore në krye të herës protestën e flamingove. Jam shumë i vetëdijshëm për presionin e rritur të kostos së jetës së përditshme mbi familjet e zakonshme. Rritja e çmimit të karburantit apo ushqimeve. Apo rritja e kostos së strehimit për më të rinjtë në këtë transformim ekonomik, i cili duhet me çdo kush apo çdo mjet të ekuilibrohet”.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.