☁️
Tiranë 23°C · Vranët 11 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 99.99 ▼2.43%
ARI 4,390 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,256 ▲ +0.1% ETH $2,529 ▲ +2.81% XRP $1.3563 ▲ +0.13% SOL $102.4400 ▲ +2.5%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 99.99 ▼2.43 % ARI 4,390 ▼0.39 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 99.99 ▼2.43 % ARI 4,390 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Financat vendore në një portal, rritet transparenca

ddddFinancat vendore tashmë do të jenë në një portal, i cili përmban informacion për performancën fiskale dhe financiare të njësive të qeverisjes vendore në Shqipëri. Platforma mundëson, jo vetëm ndarjen e të dhënave financiare dhe fiskale të njësive të qeverisjes vendore për vitet 2008-2014, por edhe analiza krahasimore të tyre, duke ofruar në këtë mënyrë një instrument të fuqishëm për monitorimin e këtyre njësive, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e vendimmarrjes së informuar.

Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Financave, Gelardina Prodani gjatë prezantimit të kësaj nisme tha se viti 2016 shënon një moment historik të decentralizimit dhe të autonomisë së pushtetit vendor, në zbatim të reformës administrativo–territoriale. Objektivat kryesore të kësaj reforme, theksoi Prodani, lidhen me fuqizimin e qeverisjes vendore dhe të procesit të decentralizimit, rritjen e efikasitetit të vetë qeverisjes vendore, rritjen e autonomisë financiare dhe funksionale.

Duke folur për buxhetin e vitit 2016, Prodani tha se ky buxhet garanton një ndarje më të drejtë dhe transparente të financave për njësitë e qeverisjes vendore dhe siguron kalimin efektiv dhe efiçent të kompetencave dhe përgjegjësive të reja për funksionet të cilat u transferohen bashkive, duke forcuar rolin e bashkive në zhvillimin e qëndrueshëm vendor. “Në buxhetin e vitit 2016, është hartuar një formule e re e ndarjes së transfertës së pakushtëzuar. Formula dhe skema e re e financimit synon rritjen e parashikueshmërisë së fondeve nga njësitë e qeverisjes vendore, objektivitetin dhe rritjen e transparencës në ndarjen e fondeve për pushtetit vendor, “- tha Prodani.

Duke folur për portalin e financave vendore, Sekretare e përgjithshme e MF-së nënvizoi se “portali i prezantuar mundëson në radhë të parë një mënyrë sistematike të grupimit dhe analizimit të të dhënave historike të financave vendore, e cila do të shërbejë edhe si një etape për të parë dhe vlerësuar impaktin e reformës administrative territoriale në mirëqeverisjen vendore dhe përmirësimin e situatës financiare”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.