Kronika

Firma që ndërton Bulevardin e Ri lë pa energji “Don Boskon”

Firma që po punon në ndërtimin e Bulevardit të ri të Tiranës ka lënë pa energji zonën e “Don Boskos”, pasi ka dëmtuar fidrin që furnizon këtë zonë.
OSHEE bën të ditur se prej orës 10.30 fidri A12 i nënstacionit rajonal të Tiranës ka pësuar avari e për pasojë pa energji ka mbetur gjithë zona deri tek rrethrrotullimi i “Zogut të zi”.
Grupi i avarisë në drejtorinë rajonale të OSHEE në Tiranë po punon për riparimin e defektit dhe rikthimin sa më shpejtë të energjisë elektrike.
Ky nuk është rasti i parë që fidrat dëmtohen nga kompani private, ndërsa në dhjetor vetë administratori i OSHEE-së Adrian Çela, propozoi një nismë ligjore për ndjekjen penale të dëmtuesve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button