🌫️
Tiranë 9°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.76 ▲0.31%
ARI 3,940 ▼0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,782 ▲ +1.21% ETH $2,289 ▲ +1.65% XRP $1.2802 ▲ +2.47% SOL $93.3800 ▲ +1.77%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.76 ▲0.31 % ARI 3,940 ▼0.74 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.76 ▲0.31 % ARI 3,940 ▼0.74 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

Flakët rrezikojnë kurorën e gjelbër të Pukës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Kurora e gjelbër e qytetit të Pukës është rrezikuar seriozisht mëngjesin e kësaj të marte në 11 gusht, pasi një vatër zjarri përfshiu një pjesë të zonës së pyllëzuar pranë qytetit.

Dyshimet paraprake janë se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht, ndërsa për ngjarjen ka nisur një hetim nga autoritetet, raporton gazetarja e Klan News Emi Kalaja.

Flakët u shfaqën në zonën e lagjes Laçaj, duke kërcënuar hapësirën e gjelbër, që për banorët e Pukës përbën një prej pasurive më të çmuara natyrore të qytetit. Për shkak të terrenit dhe bimësisë së dendur, përhapja e zjarrit mund të kishte sjellë pasoja më të mëdha, nëse nuk do të ndërhyhej në kohë.

Falë reagimit të shpejtë të shërbimit zjarrfikës të Pukës dhe ndihmës së banorëve të lagjes, vatra e zjarrit u vu nën kontroll, përpara se të merrte përmasa të mëdha. Ndërhyrja në kohë bëri të mundur shmangien e përhapjes së flakëve në sipërfaqe më të shumta të kurorës së gjelbër.

Zona përreth qytetit të Pukës karakterizohet nga sipërfaqe të konsiderueshme të mbuluara me pisha dhe bimësi të dendur. Për vite me radhë, kjo hapësirë është ruajtur edhe falë kujdesit dhe ndërgjegjësimit të banorëve, të cilët kanë reaguar në raste të ndryshme për të parandaluar përhapjen e zjarreve.

Sipas të dhënave paraprake, kjo është një nga rastet e para pas shumë vitesh që një zjarr kërcënon seriozisht hapësirën e gjelbër që rrethon qytetin e Pukës, duke ngritur shqetësime për sigurinë e kësaj zone natyrore.

Ndërkohë, Policia ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse zjarri është shkaktuar qëllimisht.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.