☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲0%
ARI 4,181 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $80,846 ▼ -0.94% ETH $2,347 ▼ -2.98% XRP $1.2598 ▼ -3.17% SOL $101.0100 ▼ -3%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲0 % ARI 4,181 ▲0 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲0 % ARI 4,181 ▲0 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Opinion

“Flamingo” nuk mund të jetë jakobine, nuk duhet të jetë kaos por arsyetim!

Nga Hervin Culi

Protesta ” Flamingo” nuk besoj që është një kryengritje jakobine! Besoj, shumë, që kjo është një lëvizje popullore, pa dallim ideologjik apo social, që kërkon ndryshimin e estabilishmentit të korruptuar politik të këtyre 35 viteve, por kurrë një gijotinë.

Rama e Berisha janë pjesë e gjellës që e gatuam të gjithë bashkë, në interesat tona momentale, duke harruar që llumi një ditë do na mbulonte të gjithëve. Të gjithë janë fajtorë dhe aktorë në ndërtimin e një shoqërie të deformuar, jo vetëm politikanët por edhe populli.

Fakti që sot, gjithkush vjell kundër kujtdo që e ka koleg, komshi, fytyrë të njohur, kundërshtar ideologjik, që e ka antipati se e ka parë rruges shtrëmber, pa filtruar fare arsyetimin e tij, tregon që mund të shkohet drejt një ndryshimi pa ndryshim. Në protestë kam parë demokratë e socialistë të të gjitha llojeve. Shume mirë qe jane aty, të gjithë duhen.

Vetem bandat e kapuçonëve në shesh dhe vrasësit anonim në social nuk duhen, nga të dy krahet, ata duan ta mbulojne me mut cdo frymemarje idealiste sepse vetem kështu mbijetojne përsëri.

Edhe mllefi i foltores, sado i drejtë qoftë, nuk duhet të prodhojë Robespieere apo Marat, por kulturë arsyetimi, ndryshimi institucional.

Askush nuk e ka forcën t’i presë kokën Luigjit te XVI. Ndaj miq e armiq te njeri tjetrit, demokrate e socialiste, balliste a komuniste, “Flamengo” duhet te jete sheshi i arsyetimit, i ndryshimit te gjithkujt, edhe te Liderit Suprem, ndofta! Në të kundërt jakobinizmi nuk do jete kurre nje zgjidhje, e mllefi do jete humbja perfundimtare, kaosi përfundimtar. Levizja duhet patjeter të dali me një grupim dhe nje paketë kombetare ndryshimi, gjë që shpresoj të jetë në mendjet e organizatoreve. Vetëm atëhere do jetë inspirim per të ardhmen.

Vajza ne foto duket si Zhan D’ ark, por veç pamjes së bukur kjo 17 vjecare, fshatare, duhet të arsyetojë, të ndërtojë! Pambuku godet me fort se plumbi!…Amin!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.