☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲0%
ARI 4,181 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $80,972 ▼ -0.86% ETH $2,353 ▼ -2.92% XRP $1.2647 ▼ -3.1% SOL $101.2100 ▼ -2.95%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲0 % ARI 4,181 ▲0 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲0 % ARI 4,181 ▲0 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Bota

PORTUGALI – Protestuesit ngrenë tenda në Lisbonë dhe Porto kundër rritjes së kostos së banesave

LISBONË, 18 tetor /ATSH-DPA/ – Qindra protestues kanë ngritur kampe me tenda në sheshet qendrore të Lisbonës dhe Portos, në Portugali, për të kundërshtuar rritjen e çmimeve të banesave dhe kostos së jetesës, raportoi transmetuesi publik RTP.

Protestuesit u vendosën në kampe të improvizuara të dielën, pas zhvillimit të tubimeve në dy qytetet kryesore.

Policia, e cila kishte shpërndarë me forcë një kamp proteste në Porto në fillim të javës, fillimisht nuk ndërhyri.

Përmes fletëpalosjeve të shpërndara gjatë protestave, demonstruesit kërkuan shfuqizimin e ligjit për reformën e qirave, të miratuar nga partitë e djathta, ndalimin e blerjes së apartamenteve nga fondet e investimeve në prona, vendosjen e një tavani për qiratë dhe rritjen e ndërtimit të banesave publike.

Ata kërkuan gjithashtu ndalimin e dëbimeve të detyruara të personave që nuk kanë një alternativë tjetër strehimi, si dhe rinovimin e apartamenteve të pabanuara në pronësi të shtetit.

Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave të Portugalisë (INE), qiratë dhe çmimet e pronave janë rritur afërsisht trefish gjatë 10 viteve të fundit.

Analizat e fundit tregojnë se një nga faktorët që ka ndikuar në këtë situatë është mungesa e rreth 300 mijë banesave.

Ndërkohë, pagat reale janë rritur me vetëm rreth 16% gjatë së njëjtës periudhë, duke thelluar vështirësitë e qytetarëve për të përballuar kostot e strehimit.

Protesta të mëdha kundër rritjes së kostos së banesave dhe dëbimeve të detyruara janë zhvilluar edhe në Spanjën fqinje që nga fundi i shtatorit./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.