Politika

Fleckenstein: Shqipëria ka bërë përparime për reformat

Eurodeputeti dhe raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, deklaroi sot se është takuar me kryeministrin Edi Rama në Hamburg, ku në fokus ishte biseda me sipërmarresit gjermane dhe investimet në Shqipëri, pasi Shqipëria është një faktorë stabiliteti në rajon dhe suksesi i saj drejt BE-së është i dukshëm.

Nëpërmjet një postimi në statusin e tij Facebook pasditen e së hënës, eurorodeputeti dhe raportuesi për Shqipërinë, Fleckenstein, shprehet: “Sot ishte Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Hamburg. Ne bashkebisedim me Kryetarin e Parë i Bashkisë së Hamburgut, Olaf Scholz, në fokus ishin bisedat me sipërmarrësit gjermanë per te investuar ne Shqiperi”.

“Shqipëria ka nevojë për investime. Vendi ka bere përparime të vazhdueshme per reformat. Shqipëria eshte një faktor për stabilitetin në rajon. Sukseset në rrugën për në BE janë të dukshme”, shkruan Fleckenstein.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button